Antarktida, shkretëtira më e madhe në tokë

  • 17 March 2018 - 09:19
Antarktida, shkretëtira më e madhe në tokë

Vendi më i thatë, me më së shumti erë, më i zbrazët dhe më i ftohtë në tokë është Antarktida. Megjithëse kur shtrohet pyetja se cila është shkretëtira më e madhe në tokë, të gjithëve na kujtohet Sahara, në fakt këtë titull e mban Antarktida, për shkak se atje sasia e reshjeve vjetore të shiut është më e ulët se 25 cm. Një shtresë e akullit e mbulon thuajse 2.4 % të sipërfaqes së saj prej 14 milionë kilometrave në katrorë.

Pika më e trashë e akullit është 4,776 metra e thellë dhe mesatarisht 2,160 metra e trashë. Kjo përbën 90 % të tërë akullit të botës dhe 70 & të ujërave të ëmbla të Tokës. Deri tani dihet se atje jetojnë pinguinë, balena dhe foka, madje edhe peshq, por nuk ka gjitarë tokësorë apo njerëz autoktonë. Arinjtë polarë gjenden në Arktik, por jo në Antarktik. Temperaturat ndryshojnë nga - 57 gradë celsius deri në 14 gradë celsius, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

(Kosova Sot)