Pse veturat e 'formula 1' nuk kanë 'airbag'?

  • 23 March 2018 - 10:14
Pse veturat e 'formula 1' nuk kanë 'airbag'?

Përgjigjja e thjeshtë për këtë pyetje është se veturat sportive të 'Formula 1', si dhe shoferët e këtij sporti të shpejtë, janë të pajisur me mekanizma të tjerë të sigurisë, që janë shumë më të përshtatshëm sesa 'airbag'-ët,raporton Gazeta Kosova Sot Online

Si rrjedhojë, gjasat janë minimale që një shofer i 'Formula 1' të lëndohet në rast aksidenti, për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme.

Për fillestarët: shoferët e 'Formula 1' përdorin helmeta, mirëpo, përveç tyre, përdorin edhe pajisjet e quajtura HANS - pajisje që mbështesin sigurinë e qafës dhe kokës. Këto pajisje i mbrojnë ata nga lëndimet potenciale të kokës - të kafkës në veçanti. 

(Kosova Sot)