Çfarë duhet të dini për Afrikën

  • 23 March 2018 - 12:34
Çfarë duhet të dini për Afrikën

Afrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngritët pjerrët nga oqeanet që e rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes. Paraqitet si një mburojë, e krijuar nga palosjet shumë të vjetra gjeologjike, si dhe pjesërisht nga shtresat vullkanike dhe neogjene,transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në fizionominë primare, Afrika paraqitet si një rrafshnaltë e degëzuar, ku shndërrohen pllajat dhe ultësirat (pellgjet dhe luginat). Siç është theksuar, malet e larta dhe pllajat përfshijnë sipërfaqe të mëdha në të gjitha anët e kontinentit. Malet më të larta janë ato në lindje ku ndodhet edhe maja më e lartë Kobo, në malin Kilimanxharo me lartësi 5899 m. Poashtu ndodhen malet Kenia, Ruvenzuari, Ras Dashan, Moshi, Eregon etj. Shumë nga këta janë male vullkanike. Në veriperëndim malet Atllas, të larta deri 4000 m, paraqesin zonën e vetme orogjeneze të Afrikës, e cila i takon vargmaleve të grupit evropian (Pirinejet, Alpet). Dukja dhe fizionomia morfologjike (sidomos Atllasi Tel-Rif) është e ngjashme me ato të vargmaleve të Evropës Jugore, të krijuara në epokën terciare dhe kvarternere.

Zona e lartë përbëhet prej 2 rrafshnaltave kryesore : Rrafshnalta e Afrikës Lindore dhe Rrafshnalta Jugafrikane.

Rrafshnalta e Afrikës Lindore ka një sipërfaqe prej 4 milionë km² dhe përbëhet prej tri tërësive tjera : Rrafshnalta Etiopiko-somaleze, Somaleze dhe Liqenore. Rrafshnalta Jugafrikane ka 4,5 milionë km². Në të gjithashtu bën pjesë shkretëtira Kallahari.

(Kosova Sot)