Cilat janë dallimet në mes të aligatorëve dhe krokodilëve?

  • 19 May 2018 - 10:53
Cilat janë dallimet në mes të aligatorëve dhe krokodilëve?

Përkundër faktit që janë kafshë krejtësisht të ndryshme, krokodilët dhe aligatorët shpeshherë ngatërrohen. Mënyra më e lehtë për t'i dalluar këta dy zvarranikë është nëpërmjet dhëmbëve të tyre të poshtëm. Në fakt, që të dy këta zvarranikë kanë dhëmbë të gjatë në nofullën e poshtme, mirëpo, pasi që ta mbyllin gojën, krokodilëve iu shihen dhëmbët e mprehtë, ndërsa aligatorët arrijnë t'i fshehin dhëmbët, brenda në njëfarë xhepi brenda gojës.

Gjërat tjera, të cilat mund t'ju ndihmojnë për ta gjetur dallimin në mes këtyre zvarranikëve është forma e kokës dhe ngjyra e lëkurës. Krokodilët zakonisht kanë fytyrë në formë të shkronjës 'V', ndërsa aligatorët kanë formë koke, në formë të shkronjës 'U'. Aligatorët kanë ngjyrë më të mbylltë të lëkurës në krahasim me krokodilët që kanë ngjyrë më të çeltë.

(Kosova Sot)