Kafshët më të shpejta në botë
Disa nga këto fluturojnë lart në ajër, ndërsa disa prej tyre notojnë në ujë, përderisa të tjerat vrapojnë në tokë. Shumica prej kafshëve më të shpejta janë zogj, kështu që në listën tonë kemi përfshirë disa nga kafshët më të shpejta të llojeve të ndryshme. Ja 10 kafshët më të shpejta në botë.
Skifteri shtegtar
Skifteri shtegtar është zogu më i shpejtë dhe në fakt është kafsha më e shpejtë në planet. Kur ai është duke bërë gjah, arrin deri në shpejtësinë mbi 322 km/hr. Ai arrin shpejtësi horizontale të lundrimit mbi det deri në 90 km/h.
Shpendi me bisht të zgjatur
Ky është zogu më i shpejtë në fluturim të fuqishëm duke arritur 171 km/h.
Zogu fregatë
Ky zog e arrin shpejtësinë 153 km/h dhe ndihmohet nga fakti që ka racionin më të madh mes krahëve dhe peshës së trupit që ka ndonjë zog, duke arritur të qëndrojnë në ajër për më shumë se një javë.
Pata me krahë të degëzuar
Kjo patë është pata më e madhe në botë dhe fluturon me shpejtësi 142 km/h.
Peshku lundrues
Peshku lundrues është peshku më i shpejtë në botë, duke kaluar nëpër ujë me shpejtësi 110 km/h.
Peshku hundëzgjatur
Ky peshk mund të notojë me shpejtësi 80 km/h, ndjekur më pas nga peshku skumbria 80 km/h dhe nga peshku ton 74 km/h
Getopardi
Getopardi është i dizajnuar për të vrapuar shpejt dhe për të kapur shpejt gjahun e tij, duke vrapuar me shpejtësi 113 km/h, tri herë më shpejtë se shpejtësia maksimale për njeriun që është 36 km/h.
Antilopa me brirë
Ky lloj i antilopës është kafsha e dytë më e shpejtë tokësore dhe me shpejtësi 98 km/h mund t’ju ikë grabitçarëve.
Antilopa e kaltër afrikane
Antilopa e kaltër afrikane dhe drenusha e Thompson-it mund të vrapojnë me shpejtësi 80 km/h, që është thuajse saktësisht shpejtësia e një luani.
Lepuri i kafenjtë
Lepuri i kafenjtë ka këmbë të prapme të gjata që i ndihmojnë të arrijë shpejtësinë 77 km/h, njëjtë edhe me grabitqarin e tyre, dhelprën e kuqe.
(Kosova Sot)