A e dini se “Coca Cola” u zbulua rastësisht?

  • 20 June 2018 - 15:22
A e dini se “Coca Cola” u zbulua rastësisht?

Zbuluesi i 'Coca-Cola'- s nuk ishte një biznesmen mendjemprehtë, një shitës i ëmbëlsirave apo ndonjë ëndërrimtar që mundohej të bëhej i pasur në biznesin e pijeve. John Pemberton thjesht kishte dashur të shëronte dhimbjen e kokës. Një farmacist me profesion, Pemberton përdori dy përbërës kryesorë për ilaçin që shpresonte të krijonte për kokëdhimbjen: gjethet e bimës 'coca' dhe bajamet e bimës 'cola'. Kur asistenti i tij i laboratorit papritur i kombinoi këto dyja me ujë të karbonizuar, 'Coca-Cola' e parë në botë u krijua. Gjatë viteve ajo u përmirësua me recetën që tani është sekrete. Por, fatkeqësisht Pemberton vdiq dy vite më vonë dhe asnjëherë nuk e pa perandorinë që krijoi përzierja e tij e thjeshtë,transmeton Kosova Sot Online.

 

(Kosova Sot)