Çdo gjë rreth oktapodit

  • 20 June 2018 - 15:24
Çdo gjë rreth oktapodit

Gjendet në ujëra me temperaturë të ngrohët. Karakterizohet nga trupi i tij shumë i butë, nga truri shumë mirë i zhvilluar dhe nga tetë duar. Kanë dy sy kompleksë dhe vizioni i tyre është akut. Këto kafshë mund të ndryshojnë ngjyrën tyre, në mënyrë shumë të shpejtë. Shumicën e kohës së tyre e kalojnë duke u fshehur dhe shumë specie - siç janë oktapodi i zakonshëm, ‘O. Vulgaris’, i cli mund të rritet rreth 1 m, zgjedh të jetojë në një vrimë natyrale në mesin e gurëve apo në një grumbull. Speciet e vogla, siç është oktapodi xhuxh, ‘O. Joubini’, i cili është rreth 2 cm i gjatë, preferon guaskën e moluskut. Kur një oktapod del për të gjetur ushqim si krustaceve dhe guacë deti bivalvore, shpesh josh viktimat e tij duke nxjerrë majën e njërit nga krahët e tij, duke i mashtruar ata se është një kërmill, duke i tërhequr më afër vetes e më pas duke i injektuar me helm që vret. Ky helm përpos që është i rrezikshëm për një numër të madh të specieve të detit, po ashtu mund të jetë i rrezikshëm edhe për njerëzit. Kur një oktapod sulmohet, ai me shpejtësi të madhe noton dhe me pluhurin apo me ndotjen që lëshon pas, duket se paralizon grabitqarët. Kur bëhet fjalë për shumimin, pas një periudhe të lojës në mes të oktapodit mashkull dhe asaj femër, mashkulli fut krahun e vet nën mbulesën e femrës, ndërsa spermatoforet notojnë poshtë pjesëve të oktapodit femër. Shumë shpejt pas kësaj, femra fillon të bëjë vezët, ku vetëm për dy javë ajo ia del të bëjë rreth 150.000 vezë,transmeton Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)