Pse bie shi?

  • 15 July 2018 - 15:39
Pse bie shi?

Gjithandej përreth nesh ka ujë në formë të avullit. Në fakt, avull ka edhe në qiell dhe quhet lagështi. Çdo re në qiell është e përbërë nga ky lloj avulli.

Ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë avull sesa ajri i ftohtë, si rrjedhojë, ajri i nxehtë shkon lart, derisa ai më i ftohtë bie poshtë. Kur pikat e vogla të ujit ngrihen lart, ato mblidhen dhe formojnë retë. Kur një sasi e mjaftueshme e këtij avulli të ujit mblidhet në një re dhe më pas ftohet, ari rendohet shumë dhe si rrjedhojë fillon të bie në tokë në formë të pikave të shiut.

E, rol të madh në këtë proces luan edhe graviteti i tokës, që tërheq pikat e shiut në drejtim të sipërfaqes së tokës. 

 

(Kosova Sot)