Fakte për Portugalinë

  • 17 July 2018 - 09:13
Fakte për Portugalinë

Portugalia ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike edhe ishte pjesë e Perandorisë Romake, e cila ka ndikuar në kulturën dhe gjuhën e saj. Më vonë është okupuar nga popujt gjermanë, pastaj nga maurët që patën sunduar Gadishullin Iberik në shekullin e tetë. Më 1139, Portugalia qe bërë mbretëri e pavarur dhe pohohet të jetë shteti më vjetër komb në Evropë. Është republikë parlamentare demokratike; kryeministri është shef Qeverie, ndërsa presidenti është kreu i zgjedhur i shtetit,transmeton  Kosova Sot Online.

Portugalia, dikur fuqia më e madhe evropiane, ka histori të pasur të lundrimit dhe zbulimeve detare. Në shekullin e katërmbëdhjetë, kapitenët detarë portugezë ishin më të mirët në Evropë, që drejtonin anije të forta dhe përfitonin nga zhvillimet më të fundit në navigim dhe hartografi.

Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, Portugalia kishte një perandori që shtrihej nga Brazili deri në Indi. Portugezët patën zbuluar rrugët lindore për në Indi, përskaj Kepit të Shpresës së Mirë dhe patën krijuar rrugë tregtare për pothuaj tërë Azinë Jugore. Portugezët kanë kolonizuar pjesë të Afrikës dhe patën dërguar misionet e para tregtare e diplomatike në Kinë e Japoni, prej ku kishin sjell specin, topuzin, arrëmyshkun, kanellën dhe karafilin, si edhe kuajt nga Arabia e mëndafshin e porcelanin nga Kina.

(Kosova Sot)