Çfarë duhet të dijmë për qukapikun?

  • 21 July 2018 - 09:03
Çfarë duhet të dijmë për qukapikun?

Qukapiku është një lloj shpendi nga familja Picus, Dendrolopus. Qukapiku ndërton folenë dhe gjen ushqim duke shpuar trungjet e pemëve me sqepin e fortë. Qukapiku mund të godasë një trung të fortë me sqep 38-43 herë brenda 2.10 deri 2.69 sekondave.

Kafka e qukapikut është e përforcuar për të përballuar goditjet e forta dhe ka një sistem amortizimi që redukton dhe amortizon goditjet. Përpara goditjes, qukapiku tendos muskujt e gojës duke bërë të mundur përhapjen e forcës në të tërë trupin. Gjithashtu qukapiku ka një tru të vogël dhe kjo zvogëlon mundësinë e dëmtimit të tij.

Qukapiku në fillim godet trungun lehtë duke gjetur kanale bosh, pastaj e shpon kanalin me sqep, dhe nëse gjen krimba i kap duke i shpuar me gjuhë.Qukapiku hap një vrimë në pemë dhe fut ushqimet rezervë.

(Kosova Sot)