Shpikjet që e kanë ndryshuar botën

  • 21 July 2018 - 15:32
Shpikjet që e kanë ndryshuar botën

RROTA Para zbulimit të rrotës, në vitin 3500 para lindjes së Krishtit, njerëzit kanë qenë të kufizuar sa i përket transportimit të mallrave. Mjetet transportuese, të krijuara me ndihmën e rrotave, si dhe mjetet e tjera për punimin e tokës kishin ndihmuar në përmirësimin e bujqësisë dhe tregtisë., raporotn Gazeta Kosova Sot

GOZHDA Pa gozhda, civilizimi do të shpërbëhej. Kjo gjë është e sigurt! Zbulimi i gozhdës ishte bërë para më shumë se 2.000 vitesh dhe ishte zhvilluar më tepër, pasi që njerëzit ishin mësuar të krijonin forma të ndryshme, pas nxehjes së metaleve.

BUSULLA Detarët, në të kaluarën janë orientuar duke u bazuar në yje, mirëpo kjo metodë nuk funksiononte gjatë ditëve dhe gjatë netëve me re, andaj edhe nuk ka qenë e sigurt për ta që të largoheshin shumë nga toka. Mirëpo, kjo gjë kishte ndryshuar kur kinezët, në mes të shekullit të nëntë dhe të njëmbëdhjetë, kishin zbuluar busullën, që prej atij momenti kishte gjetur përdorim të gjerë në fushën e orientimit.

SHTYPSHKRONJA Gjermani Johannes Gutenberg kishte zbuluar shtypshkronjën rreth vitit 1440, që rrjedhimisht kishin ndikuar në përshpejtimin e procesit të kopjimit të letrave, duke ndikuar kështu në përhapjen e diturisë. Deri në vitin 1500 ishin shtypur njëzet milionë volume në Evropën Perëndimore.

TELEFONI Alexander Graham Bell njihet botërisht për faktin që e ka zbuluar telefonin në vitin 1876. Megjithatë, pasi që përdorimi i kësaj pajisje ishte rritur, shumë njerëz kishin dalë me pretendime që kishin pasur ide të njëjtë dhe se ideja e tyre ishte marrë nga Bell-i. Gjithsesi, sido që të ketë qenë puna, telefoni është njëra nga shpikjet që ka ndryshuar botën.

POÇI ELEKTRIK Kur e tëra që keni është drita natyrale, atëherë produktiviteti kufizohet vetëm në orët e ditës. Andaj, poçi elektrik e ka ndryshuar botën, duke ua mundësuar njerëzve që të punonin edhe gjatë orëve të natës. Thomas Edison njihet si personi i cili e ka bërë këtë zbulim të madh, që ka ndryshuar botën.

PENICILINA Në vitin 1928 shkencëtari skocez Alexander Fleming kishte vërejtur se në një enë të mbushur me baktere gjendej edhe pak myk. Kur bakteret viheshin në kontakt me mykun, ato bëheshin të pafuqishme dhe shkatërroheshin. Ai më vonë e kishte kuptuar që bëhej fjalë për 'Penicillium' dhe në dy dekadat e ardhshme ai kishte punuar në zbulimin e ilaçit që sot njihet si penicilinë, që ndër vite është përdorur për trajtimin e sëmundjeve bakteriale.

INTERNETI Interneti përdoret nga miliarda njerëz anekënd botës, andaj edhe nuk do shpjegim fakti që interneti, pa dyshim, është njëri nga zbulimet që e ka ndryshuar në tërësi botën dhe mënyrën e të jetuarit. Nëpërmjet kërkimeve të shpejta, njerëzit mund të njoftohen me risitë më të fundit në botë dhe mund të komunikojnë me të afërmit e tyre, ani pse gjenden në skaje të ndryshme të botës. 

(Kosova Sot)