A e dini çfarë janë grimcat e vogla të quajtur molekula?

  • 23 July 2018 - 08:51
A e dini çfarë janë grimcat e vogla të quajtur molekula?

Molekula është është njësia (grimca) më e vogël përbërëse e një elementi kimik të pa jonizuar që mund të ekzistojë në gjëndje të lirë dhe që ruan vetitë e elementit kimik përkatës,transmeton gazeta Kosova Sot.

Mund të jetë një atomike, që d.t.th. se është e përbërë nga një atom (si tek heliumi, argoni, neoni, kseni), oseshumë atomike, që përbëhet nga shumë atome, të njëjtë ose të ndryshëm. Një molekule shumë atomike (poli atomike) është e pa elektrizuar (asnjanëse, neutrale) dhe është e formuar nga atome të bashkuar nga lidhje kovalente (njëvlerëshe); për shkak të ndërsjellës (raportit) mes numrit të atomeve të elementeve që e përbëjnë, shprehen nga numra të plotë. Formula kimike e një përbërjeje molekulare nuk është gjë tjetër veç se renditja e elementeve që formojnë molekulën dhe të teprisë së përkohshme të çdonjërës prej tyre. Molekulat e përbëra nga atome të njëjtë, por të lidhur në hapësirë në mënyra të ndryshme quhen izomere.

(Kosova Sot)