A na bën muzika e Mozartit më të mençur?

  • 23 July 2018 - 10:20
A na bën muzika e Mozartit më të mençur?

Para shumë vitesh, në vitin 1993, disa kërkues shkencorë kishin testuar 36 studentë universiteti, duke u dhënë detyra të ndryshme, pasi ata kishin dëgjuar muzikë të Mozartit, kompozitorit të njohur austriak. Me këtë rast ishte parë se studentët kishin shënuar rezultate më të mira, pasi kishin dëgjuar një sonatë të Mozartit. Ky eksperiment ishte bërë aq i popullarizuar, sa edhe vetë kërkuesit shkencorë ishin befasuar me këtë fakt, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me kalimin e viteve, studime të ngjashme kanë treguar se çfarëdo lloji i muzikës ndikon në rritjen e rezultateve në kryerjen e disa detyrave. Lajmet e fundit në këtë drejtim konfirmojnë këtë: kërkuesit shkencorë nga Austria kanë analizuar 40 studime që përfshijnë rreth 3 000 njerëz dhe kanë ardhur deri te përfundimi se, përkundër faktit se preferojnë dëgjimin e muzikës së Mozartit, ajo nuk ndikon që njerëzit të bëhen më të mençur. 

(Kosova Sot)