A e dini se çfarë funksioni ka aorta?

  • 14 August 2018 - 09:18
A e dini se çfarë funksioni ka aorta?

Aorta  apo ena kryesore e gjakut, është një arterie e madhe, e cila del direkt nga ana e majtë e zemrës. Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë e zemrës për në enët e qarkullimit të gjakut në periferi.

Aorta është arteria më e madhe e trupit të njeriut dhe ka një diametër prej 2,5-3,5 cm. Ajo ka formën e një shkopi shëtitjeje, me një fillim në formë harku, duke vazhduar me një formë të drejtë deri poshtë në pjesën e komblikut.


(Kosova Sot)