A e keni ditur këtë sekret të urës së Bruklinit?

  • 22 August 2018 - 07:45
A e keni ditur këtë sekret të urës së Bruklinit?

Ura e Bruklinit është një ikonë e mirënjohur e Nju Jorkut, por ka sekrete të panjohura të fshehura brenda saj. Më 2006, inxhinierët që po bënin një inspektim rutine gjetën një dhomë të fshehur në themelin e urës, që ishte mbushur në kohën e Luftës së Ftohtë me rezerva ushqimore, ujë dhe ilaçe e pajisje mjekësore që kishin për qëllim të përdoreshin në rast të një sulmi bërthamor. Por ka edhe shumë sekrete të tjera të fshehura përgjatë tërë Nju Jorkut, pikërisht në vendet më të papritura dhe më të padyshimta për një gjë të tillë, madje edhe në objekte të tjera të famshme botërisht për estetikën apo rolin e tyre,transmeton Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)