Pse e ndjejmë një lloj gunge në fyt para se të qajmë?

  • 12 September 2018 - 15:22
Pse e ndjejmë një lloj gunge në fyt para se të qajmë?

Kur jemi të mërzitur apo të zemëruar dhe jemi pothuajse gati të qajmë, atëherë ndjejmë një lloj gunge në fyt. Pse ndodhë kjo gjë? Sipas psikologut Ad Vingerhoets, e gjithë kjo ndodh si pasojë e reagimit të trupit ndaj emocioneve,raporton Gazeta Kosova Sot

Kur stresohemi, trupi përgatitet që fizikisht të përballet me pengesat ose të largohemi nga skena. Ritmi i rrahjeve të zemrës rritet sikurse edhe shtypja e gjakut dhe ritmi i frymëmarrjes. "Përshpejtimi i ritmit të frymë- marrjes ndikon në muskujt që kontrollojnë hapjen e fytit".

Pikërisht për këtë arsye shfaqet gunga, e cila bëhet më e madhe në rastet kur mundoheni që ta parandaloni rrjedhjen e lotëve. Herën tjetër, kur ndjeni një gungë të tillë në fyt, merrni disa herë frymë thellë dhe do të çliroheni nga kjo ndjesi

(Kosova Sot)