Rënia e lirë në Tokë

  • 31 August 2015 - 09:16
Rënia e lirë në Tokë

Felix Baumgartner është një pilot dhe kërcyes i lartësive të mëdha. I njohur me nofkën ‘Felix-i i Guximshëm’, Baumgartner ka kërcyer nga disa prej ndërtesave dhe urave më të larta në botë. Por, më 14 tetor 2012, australiani i guximshëm bëri kërcimin e një jete. Ai kërceu nga një kapsulë në gjithësi që ndodhej rreth 39,045 metra mbi tokë. Kjo është rreth 39 km, një lartësi me të cilën theu rekord, transmeton Kosova Sot Online.

Në atë distancë Baumgartner qëndroi në kufi me gjithësinë, në stratosferë, që është shtresa e dytë e atmosferës së Tokës. Rreth nëntë minuta pasi që kërceu, ai arriti i sigurt në këmbët e tij në Rosuell të Nju Meksikos. Baumgartner gjithashtu e theu rekordin për gjuajtjen më të shpejtë, duke arritur shpejtësinë deri në 1,342 km/h, gjatë rënies së tij në Tokë.

Për krahasim, një aeroplan i tipit ‘Boeing 737’ fluturon në 12,192 metra lartësi me 966 km/h. Baumgartner dhe një ekip i shkencëtarëve, inxhinierëve dhe doktorëve, kaluan pesë vite duke u përgatitur dhe duke u trajnuar për këtë projekt që quhet ‘Red Bull Stratos’ bazuar në sponsorin e projektit. 

Një balonë me helium e barti Baumgartner-in dhe kapsulën në hapësirë. Balona ishte më e madhja që ishte përdorur ndonjëherë për një fluturim njerëzor. Për t’u ngritur u deshën rreth tri orë. Një kostum special e ruajti Baumgartner-in gjatë kërcimit të tij të guximshëm. (Kosova Sot)