Sigurisht nuk e keni ditur!

  • 15 September 2018 - 15:37
Sigurisht nuk e keni ditur!

 Oqeani Paqësor është tri herë më i madh se Azia, kontinenti më i madh në botë. Ai mbulon rreth një të tretën e sipërfaqes së Tokës. Pjesa më e gjerë e tij është rreth 17.702 km. Kjo distancë është e barabartë me gjysmën e udhëtimit rreth botës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

- Vetëm një centimetër katror i sipërfaqes së Diellit ndriçon me shkëlqimin e 232 500 qirinjve.

- Zogjtë lahen në ujë, apo në pluhur, në mënyrë që t’i largojnë insektet dhe morrat e ndryshëm. Shumë zogj këngëtarë kanë mësuar sesi t’i përdorin buburrecat për largimin e morrave. Thartira formike që formohet nga buburrecat mendohet se mbyt morrat. Disa zogj shkojnë në vendin ku jetojnë buburrecat dhe shtrijnë krahët, në mënyrë që buburrecat të hipin në ta.  

- Rrymimet e ujit ndikojnë në klimën e Tokës duke e bartur ujin e ngrohtë nga ekuatori dhe ujin e ftohtë nga polet dhe duke e çuar përreth Tokës. Rrymimi i ngrohtë i Gjirit sjell dimrin në Bergen, Norvegji. Ai ndikon që, gjatë dimrit, në Norvegji temperaturat të jenë jashtëzakonisht të larta për këtë stinë, -24°C.

- Rreth 75% e të gjitha shpezëve ngordhin ende pa i mbushur gjashtë muaj jetë. Me miliona zogj mbyten nga macet dhe automobilat. Shumë më shumë zogj vdesin nga sëmundjet dhe nga uria, por edhe nga moti i keq dhe grabitqarët e tjerë, si minjtë, dhelprat dhe zogjtë grabitqarë.

- Rëra e butë me të cilën mbulohemi në plazh, në fakt, është shkëmb. Në fakt, shkëmbi shndërrohet në rërë, pasi shpëlahet për një kohë të gjatë nga uji i lumenjve, si dhe nga uji i deteve. Ngjyrat e rërës - e verdhë, e kuqe, e hirtë dhe e zezë - varen nga lloji i shkëmbinjve nga të cilët krijohen.

- Nga uji i detit çdo vit nxirren rreth 6 milionë tonë kripë. Kjo sasi mjafton që të ndërtohet një piramidë e madhe me kripë. Në vendet e nxehta, njerëzit e përdorin një metodë të thjeshtë për ta marrë kripën nga deti. Bëhen disa rezervuarë të mëdhenj, të cilët kur vjen batica mbushen me ujë, e më pas uji avullohet nga nxehtësia e diellit, duke mbetur vetëm kripa.

- Në atmosferë ka sasi aq të madhe të ujit, sa që sikur e tëra kjo sasi të binte menjëherë në formë të shiut do ta mbulonte tërë sipërfaqen e Tokës me 2,5 cm të ujit.

- Në hemisferën veriore era fryn nga perëndimi në lindje. Kjo d.m.th. se një avion që fluturon nga Nju-Jorku për në Londër mund të arrijë gjysmë ore më herët, për shkak se era i fryn prapa. Por, në udhëtimin në relacionin e kundërt, udhëtimi mund të vonohet për gjysmë ore, për shkak se fluturimi zhvillohet në drejtim të kundërt të erës.

(Kosova Sot)