Sigurisht nuk e keni ditur

  • 18 September 2018 - 15:28
Sigurisht nuk e keni ditur

Krokodili nuk mund ta nxjerrë gjuhën jashtë.

Kërmilli mund të flejë tre vjet.

Foshnjat lindin pa kapakë të gjunjëve. Ato nuk shfaqen deri kur fëmija t’i mbushë 2 deri në 6 vjet.

Fluturat shijojnë me këmbët e tyre.

Macet kanë më shumë se 100 tinguj zëri. Qentë kanë deri në dhjetë.

Muaji shkurt i vitit 1865 është muaji i vetëm i regjistruar pa hënë të plotë.

Nëse popullata e Kinës do të ecte afër jush në rresht me nga një njeri pas tjetrit, rreshti nuk do të përfundonte kurrë, për shkak të shkallës së riprodhimit.

Gjatë 4.000 vjetëve të fundit nuk është zbutur asnjë kafshë e re.

Leonardo Davinçi ka zbuluar gërshërët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Asnjë fjalë e gjuhës angleze nuk rimon me fjalën “month”

Sytë tanë kanë madhësinë e njëjtë prej lindjes, ndërsa hundët tona kurrë nuk ndalen së rrituri.

Shekspiri ka zbuluar fjalët “assassination” dhe “bump”.

 “Stewardess” është fjala më e gjatë që mund të shtypet me vetëm dorën e majtë, “lollipop” me të djathtën.

Anija e madhe “QE2” vetëm 15 cm  çdo 4 litra naftë që i djeg. Fjalët “racecar” dhe “cayak” janë të njëjta kur lexohen prej të majtës në të djathtë dhe anasjelltas.

“TYPEWRITER” është fjala më e gjatë që mund të shkruhet, duke përdorur shkronjat e vetëm një rreshti të tastierës.

Gratë rrahin qepallat gati dy herë më shumë se meshkujt.

Nëse je një amerikan mesatar, gjatë tërë jetës do të kalosh një mesatare prej gjashtë muajsh duke pritur në dritën e kuqe.

Në shumicën e reklamave, përfshirë edhe ato në gazeta koha e shfaqur në orë është 10:00.

Dimri i vitit 1932 ishte aq i ftohtë, saqë edhe ujëvara Niagara u ngri dhe u bë akull i fortë.

Stomakut tuaj i duhet që të formojë një shtresë të re mukoze çdo dy javë, përndryshe do ta tretë veten.

Janë dy fjalë në gjuhën angleze të cilat i kanë të gjitha zanoret në radhën e duhur: “abstemious” dhe “facetious”.

Ekziston një fjalë në gjuhën angleze me vetëm një zanore, e cila përsëritet pesë herë, “indivisibility”.

Bibla nuk thotë se kanë qenë tre njerëz të urtë, ajo thotë se kanë qenë tri dhurata.

A e keni ditur se krokodilët nuk rriten më të mëdhenj se vendi në të cilin jetojnë?

Kjo do të thotë se nëse e vendosni një krokodil foshnjë në një akuarium, do të mbetet i vogël tërë jetën e tij.

Pinokio në italisht do të thotë “sypishë”

Emri i plotë i Barbit është Barbara Milisent Roberts

Është e pamundur ta lëpish bërrylin tënd.

Më shumë se 50% e njerëzve në botë nuk kanë bërë apo nuk  kanë pranuar një thirrje telefonike.

Minjtë dhe kuajt nuk mund të vjellin.

Mbajtja e kufjeve për vetëm një orë do të rrisë numrin e baktereve në veshtë tuaj për 700 herë.

Në secilin episod të serisë “Seinfeld” diku ndodhet një “Superman”.

Çakmaku është zbuluar para shkrepëses me fije druri.

Gagaritja e rosës nuk shkakton jehonë askund dhe askush nuk e di përse.

Gjatë jetëgjatësisë mesatare, ju do të hani 70 lloje të ndryshme të insekteve derisa jeni në gjumë.

Shumica e buzëkuqve përmbajnë luspa peshku.

Urina e maces shndrit si dritë e zezë neoni.

Sikur shenjat e gishtërinjve, ashtu edhe shenjat e gjuhëve të secilit njeri janë të ndryshme.

(Kosova Sot)