Lule nga faculetat

  • 31 August 2015 - 20:42
Lule nga faculetat

Me këtë ide për krijimin e luleve nga faculetat fëmijët e të gjitha moshave mund të krijojnë një buqetë të mahnitshme me lule shumë të bukura, në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Dekorojeni shtëpinë ose dhuroni një buqetë të tillë në Ditën e Shën Valentinit ose në Ditën e Nënës.

Çka ju duhet:

Faculeta (ne kemi përdorur rrathë të prerë më parë ,por ju mund t’i preni nga faculetat tuaja katrore para se të filloni);

Rruaza;

Pastrues të tubave.

Instruksionet:

Merrni dy ose tri faculeta të prera në formë rrethore dhe vendoseni pastruesin e tubave nëpër qendër.

Vendoseni një rruazë në fund.

Më pas kthejeni fundin e pastruesit të tubave prapë nëpër faculetë dhe shtypeni që të mbajë gjithçka në vend.

Mblidheni pak me dorë secilën faculetë, në mënyrë që të krijoni një efekt më të ngjashëm me lulet reale.

Fotoarkiva: ilirjana: frame7, frame8

(Kosova Sot)