Historia e atleteve

  • 31 August 2015 - 21:46
Historia e atleteve

Atletet ekzistojnë qysh moti. Në fund të shekullit të 19-të njerëzit mbathnin këpucë me shputë të gomës që quheshin opinga, por ato ishin jo të hijshme sepse nuk kishte dallim mes këmbës së djathtë dhe të majtë. Rreth vitit 1892, kompania amerikane ‘Rubber company’ zbuloi disa atlete më të përshtatshme të gomës me material të velave në pjesën e sipërme që u quajtën ‘Keds’. Deri në vitin 1917, këto atlete filluan të prodhohen masovikisht. (Ato e morën emrin ‘sneakers’ për shkak se ishin aq të qeta, d.m.th. nuk bënin zhurmë kur ecje me to dhe një person që i kishte të mbathura mund të  vinte nga prapa pa e ditur). Në të njëjtin vit ‘Marquis Converse’ krijoi atletet e para të krijuara vetëm për basketboll të quajtura ‘Converse All-Stars’. Më 1923 ylli i ‘Indiana’-s i quajtur Chuck Taylor filloi t’i mbante dhe t’i promovonte këto atlete dhe ato u bënë të njohura si ‘Chuck Taylor All-Stars’. Këto janë atletet më të shitura të basketbollit të të gjitha kohëve.

Atletet bëhen globale

Atletet u bënë ndërkombëtare më 1924. Në këtë kohë një gjerman i quajtur Adi Dassler krijoi atletet që morën emrin e tij : ‘Adidas’. Ky brend u bë i atletja më e popullarizuar në botë. Ylli i vrapimit Jessie Owens, mbathi atlete ‘Adidas’ kur fitoi katër medalje të arta në Lojërat Olimpike të vitit 1936. Vëllai i Adi-t, Rudi e filloi një tjetër kompani të njohur të atleteve, ‘Puma’. Gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, atletet sportive kryesisht mbatheshin vetëm për të luajtur sporte. Por në vitet 1950, fëmijët filluan t’i mbajnë ato si pjesë të modës së fundit. Edhe më shumë adoleshentë filluan të mbajnë atlete pasi që e panë James Dean-in në të tilla në filmin e popullarizuar ‘Rebel Without a Cause’.

Zbulimi me një çmim

Shitjet e atleteve u rritën sidomos më 1984 kur Michael Jordan nënshkroi një kontratë për të mbajtur këpucët e brendit ‘Nike’ të quajtura ‘Air Jordans’. Edhe pas pensionimit të Jordan-it nga ‘NBA’-ja, atletet e tij vazhduan të jenë ‘bestseller’. Derisa kompanitë si ‘Nike’, ‘Reebok’ dhe ‘Adidas’ garonin, ato ndryshuan mënyrën se si dukeshin atletet duke shtuar ngjyra të shumta dhe duke eksperimentuar me lidhëset. Atletet filluan të prodhohen për çdo sport duke përfshirë edhe ecjen, ‘skejtbordimin’ dhe ‘trajnimin për vrapim’. Teknologjitë e reja të atleteve e rrisin performancën. Atletet ‘Air Force’ të brendit ‘Nike’ përdornin xhepa të vegjël të gazit për të krijuar një efekt më të mirë të rehatisë derisa ‘Reebok’ e prezantoi ‘The Pump’ këpucët e mbushura me ajër për t’i bërë ato të përshtaten më mirë për këmbët. Befasitë e atleteve vazhdojnë: ‘Spira Footwear’ për shembull, ka ndërtuar një pjesë elastike për të reduktuar stresin e këmbëve. Sigurisht zbulimet e tilla vijnë me një çmim: Atletet e mira kushtojnë më shumë se 100 euro një palë.

(Kosova Sot)