Pse kanë ëmbëlsirat shije kaq të mirë?

  • 22 September 2018 - 15:20
Pse kanë ëmbëlsirat shije kaq të mirë?

Shumica e ushqimeve me shije të ëmbël përmbajnë sheqer. Pjesa e përparme e gjuhës ka sensorë të veçantë të quajtur ‘sensorë të shijes’, që detektojnë sheqerin dhe përbërësit e tjerë të ushqimit. Kur ndonjë lloj i sheqerit e prek gjuhën, sensorët e shijes dërgojnë sinjale në tru. Më pas truri reagon në një mënyrë që ne e ndiejmë si kënaqësi. Shkencëtarët mendojnë që reagimi i trurit është një shpërblim për konsumimin e ushqimeve, të cilat na nevojiten. Pse do të na shpërblente trupi ynë për ngrënien e sheqereve? Doktorët thonë që të kufizojmë sasinë e ushqimeve të ëmbla, që konsumojmë, pasi që sheqeri i tepërt shkakton obezitet dhe sëmundje.

Por, sheqeri përmban edhe energjinë, të cilën e përdor trupi ynë dhe ne kemi nevojë për sheqerin për të mbijetuar. Mijëra vite më parë, kur njerëzit kanë shkuar në gjueti, dhe kanë mbledhur ushqime të egra për të jetuar, ushqimet me shumë sheqer ishin vështirë për t’u gjetur, sepse ishin shumë të rralla. Por, këto ushqime ishin të shëndetshme me sasi të vogël të sheqerit natyral. Trupi i shpërblen njerëzit për kërkimin e gjatë dhe të mundimshëm për ushqime të ëmbla, siç janë frutat.

Pasi që njerëzit mësuan si t’i rrisin kafshët dhe të mbjellin bimët, që u nevojiteshin për ushqim, ushqimet e ëmbla u bënë shumë më të lehta për t’i gjetur. Sot rrallëherë mund të gjejmë ushqim të konservuar, që nuk përmban sheqer shtesë. Si rezultat, shumë prej nesh konsumojmë aq shumë sheqer, sa mund të dëmtojë shëndetin tonë.

 (Kosova Sot)