Si identifikohen dinozaurët?

  • 24 September 2018 - 08:38
Si identifikohen dinozaurët?

Për këtë pyetje duhet të pyeten ata që punojnë me fosile. Me gjasë, përgjigjja nuk është e thjeshtë. Imagjinoni sikur ta gjeni ndonjë pjesë të veturës, p.sh. ndonjë dritë, apo mbrojtës. Po ta çoni atë te ndonjë mekanik i mirë, ai pa problem do ta dijë se cilës veturë i takon ajo. Ngjashëm është edhe me eshtrat e dinozaurëve të ndryshëm. Shkencëtarët që i kanë studiuar ata, zakonisht nuk e kanë të vështirë që ta dinë se cilit lloj i takojnë. 

Natyrisht, rregullimi i eshtrave të dinozaurëve, në mënyrë që të kompletohet skeleti, është një punë më e vështirë, meqë askush prej njerëzve nuk kanë parë ndonjë dinozaur të gjallë. Megjithatë, ata që i kanë studiuar këto kafshë, e kanë më të lehtë, shumë më të lehtë sesa ne të tjerët. 

(Kosova Sot)