Fakte argëtuese për zogjtë

  • 01 September 2015 - 09:26
Fakte argëtuese për zogjtë

Shijoni këto fakte argëtuese për zogjtë dhe mësoni disa informata interesante. Zbuloni në lidhje me zogjtë më të mëdhenj, më të vegjël, më të shpejtë dhe si shkencëtarët besojnë që ata kanë evoluar, sa specie të ndryshme ekzistojnë etj., transmeton Kosova Sot Online.

-Zogjtë kanë pupla, krahë, çelin nga veza dhe janë gjaknxehtë.

-Ka rreth 10000 lloje të ndryshme të zogjve në mbarë botën.

-Makushi është zogu më i madh në botë. Ai gjithashtu krijon vezët më të mëdha dhe ka maksimumin më të madh të shpejtësisë (97 km/h)

-Shkencëtarët besojnë që zogjtë kanë evoluar nga dinozaurët teropod.

-Zogjtë kanë eshtra të zbrazët që u ndihmojnë të fluturojnë.

-Disa zogj janë mjaftueshëm inteligjent sa për të krijuar dhe përdorur pajisje.

-Pula është specia më e shpeshtë e zogut në botë.

-Kivit janë zogj të rrezikuar për zhdukje, të cilët nuk fluturojnë dhe jetojnë në Zelandën e Re. Ata kanë vezët më të mëdha krahasuar me madhësinë e trupit të çdo zogu në botë.

-Kolibri mund të fluturojë prapa.

-Kolibri bletë është zogu më i vogël që ekziston në botë me madhësi vetëm 5 cm.

-Rreth 20 % të specieve të zogjve migrojnë në distancë të madhe çdo vit.

 -Pëllumbat migrues janë të aftë për ta gjetur shtëpinë e tyre nga distancat e mëdha dhe janë përdorur për mijëra vite për të dërguar mesazhe.

(Kosova Sot)