A jeni gati të merrni një kafshë shtëpiake?

  • 25 September 2018 - 15:09
A jeni gati të merrni një kafshë shtëpiake?
Kur ju vendosni për të marrë një qenush të ri,e keni pyetur veten përse doni ta merrni?

Kur vendosni të merrni një qen apo një mace, më parë ju duhet të shkoni më parë tek një mjek veteriner për tu konsultuar për gjithshka në lidhje me qenin tuaj, duke filluar që nga mënyra e të ushqyerit,nevojat që ka qeni, kur i fillohet dhënia e ilaçit për krimbat, vaksina e parë, kur duhet të dali shëtitje në çfarë moshe etj,përcjell Kosova Sot Online.

1.   Kur vjen një qenush në shtëpi (nuk po përmend macen se ajo është kafshë më e pamvarur). Ai duhet të ketë gati dy enë në një vend të caktuar 1) enën e ujit (gjithmonë plot) 2) enën e ushqimit (kur është i vogël duhet të hajë 4 herë në ditë ( ushqimi lihet aty për 20 minuta të hajë sa të dojë, pastaj ena hiqet dhe vendoset më vonë me qëllim që të mësohet se kur duhet të hajë).

2.   Duhet të ketë vendin e vet ku duhet të urinojë etj…duke qenë se është i vogël (flasim kur blihen në moshën 45-60 ditësh)  nuk është i vaksinuar, nuk mund të dali jashtë, ju duhet ta mësoni me kujdes duke i vendosur letra të posaçme ku duhet të urinojë etj. Në fillim është e vështirë, por do durim sa të rritet. Macet e kanë më të lehtë për tu mësuar, kanë rërë.

3.   Duhet të ketë kravatin e tij për të fjetur. Kur janë të vegjël qajnë “si fëmijë” duan ngrohtësi, dashuri. Përkedhelini për pak kohë dhe i tregoni vendin se ku duhet të flejë. Në moshën 4-5 muajshe qeni mund ta mbajë urinën nga 3-4 orë.

4.   Qortoje sa herë që qeni bën gabime duke urinuar vend e pa vend. Jo duke e thirrur me emrin që i keni vënë. Por i thoni çfarë ke bërë këtu. Emrin që ju vendosët, është pjesa që e gëzon më shumë, kur e thërisni qeni ju vjen pranë jush i gëzuar me bishtin përpjetë. Kur ju e thërrisni në emrin e vet dhe e qortoni, ai habitet, hutohet, bën lëvizje të kokës sikur do t’ju pyesi për çfarë më bërtet? Kujdes emrin e tij do ta përdorni vetëm kur doni ta nxirrni shëtitje, ti sillni ndonjë “biskotë” nga puna, pra ta lidhi me diçka që e gëzon atë.

5.   Ka dy lloj tipash qensh, Tipi 1, qeni që fle gjumë kur pronari nuk është në shtëpi dhe Tipi 2 qentë që vujanë nga mërzia dhe janë në stress kur nuk janë pronarët në shtëpi.

(Kosova Sot)