Pse zogjtë rrijnë në tela të rrymës?

  • 08 October 2018 - 07:31
Pse zogjtë rrijnë në tela të rrymës?

Zogjtë janë krijesa madhështore, janë për t'u patur zili që mund të fluturojnë.

Mirëpo, pse ata shpenzojnë aq shumë kohë duke qëndruar  kot në tela të rrymës?

Ken Picard nga Seven Days Vermont arriti të kontaktoj me biologun e faunës Mark LaBarr për të marr një përgjigje.

LaBarr, që është një menaxher i programit në Audubon Vermont, thotë se ka disa arsye pse telat e telefonit dhe të rrymës janë tërheqës për të qëndruar shpendët. Për Falcons dhe zogj të tjerë grabitqarë, telat ua ofrojnë shikimin e gjahut që e shohin nga lartë- poshtë, transmoton gazeta Kosova Sot Online.

Disa lloje  shpendësh e lëjnë si vendtakim  para se të nisin  migrimin sezonal. Kjo është arsyeja pse në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës ju do të vëreni telat e mbushur me zogj, ata janë ngadalë duke u përgatitur për të marrë udhëtimin e gjatë në jug së bashku.

LaBarr thotë se shumë lloje të zogjve rrijnë larg telave të larta gjatë sezonit të kultivimit për shkak se është e vështirë për të gjetur një mik, e aq më pak kur janë duke qëndruar afër konkurrencës së tyre.

(Kosova Sot)