SpongeBob në mision për të zbuluar një recetë të vjedhur

  • 03 September 2015 - 10:55
SpongeBob në mision për të zbuluar një recetë të vjedhur

“The SpongeBob Movie: Sponge Out Of Water” është një film amerikan i animuar, i cili i takon zhanrit aksion/ aventurë e komedi dhe është bazuar në serinë televizive të animuar ‘SpongeBob SquarePants’ që u krijua nga Stephen Hillenburg. I planifikuar që të publikohet në fitin 2015, ky film është një vazhdim i filmit të animuar ‘The SpongeBob SquarePants Movie’ dhe regjinë e ka bërë skenaristi e producenti ekzekutiv i serisë, Paul Tibbitt me skenar nga Tibbitt,  Jonathan Aibel dhe Glen Berger. Në film zërat i kanë huazuar ekipi i zakonshëm i serisë (Tom Kenny, Bill Fagerbakke, Rodger Bumpass, Clancy Brown, Carolyn Lawrence dhe Mr. Lawrence), të cilët do të rikthehen për t’i ripërsëritur rolet e tyre respektove nga seria dhe filmi i mëparshëm duke përfshirë edhe yjet si Antonio Banderas dhe Slash. Filmi është krijuar nga ‘Paramount Animation’, ‘Nickoledon Movies’ dhe ‘United Plankton Pictures’ ndërsa distribuimin do ta bëjë ‘Paramount Pictures’, transmeton Kosoa Sot Online.

SpongeBob vjen në botën reale

 SpongeBob SquarePants, pakurrizori më i preferuar ujor i botës do të dalë në breg për aventurën e tij më super-heroike të deritanishme. Në film do të paraqiten edhe disa skena të gjalla (të jetës reale) me regji nga Mike Mitchell. Xhirimet filluan më 9 tetor 2013 në Savana, Xhorxhia dhe ishullin Tibi, në zonën urbane ku shumë ndryshime janë bërë për ta bërë të duket si një komunitet plazhi. Filmimet kanë mbaruar në nëntor 2013. Filmi “The SpongeBob Movie: Sponge Out of Water” është caktuar të publikohet më 6 shkurt 2015. Në film SpongeBob shkon në një mision për të zbuluar një recetë të vjedhur, që e sjellë atë në dimensionin tonë, në botën tonë ku ai përballet me një pirat. Për ta promovuar filmin ‘Paramount Pictures’ ka bashkuar këngëtarin e famshëm Pharell Williams dhe grupin e tij të rokut “N.E.R.D.”, përkatësisht anëtarët e tij Chaf Hugo dhe Shay Halery për të krijuar një këngë për film, “Squeeze Me”. Kënga ishte regjistrimi i parë i grupit që prej këngës së tyre të fundit më 2010. Kur foli në lidhje me këtë këngë Pharell tha: ‘Na ka pëlqyer të shkojmë në studio për të bërë muzikë për këtë film. Unë jam një nga adhuruesit më të mëdhenj të ‘SpongeBob’-it dhe mezi pres që të gjithë t’i dëgjojnë këngët”.

Pirati dhe libri magjik

Burger-Bread është një pirat, i cili kërkon faqen e fundit të një libri magjik i cili i bën të gjitha planet e liga që shkruhen në të, të bëhen realitet, gjë që është formula sekrete e Krabby Patty-t. Kur hulumtimet e tij përfundojnë dhe formula zhduket i tërë qyteti Bikini Botom është në rrezik. SpongeBob, Patrick dhe ekipi i tyre nisen në një mision që i dërgon ata në sipërfaqe. Në mënyrë që të kthejnë recetën dhe të shpëtojnë qytetin e tyre, ata duhet ta gjejnë librin, të transformojnë veten në superheronj për të luftuar kundër piratit Burger Bread dhe ekipit të tij të lig me piratë. (Kosova Sot)