“INSIDE OUT”: A ka filluar dita e parë në një shkollë të re për të gjithë kështu?

  • 03 September 2015 - 11:00
“INSIDE OUT”: A ka filluar dita e parë në një shkollë të re për të gjithë kështu?

Filmi i “Disney-Pixar’s”, “Inside Out”, pati premierën e vet botërore në Festivalin e Filmit në Kanë këtë verë. Klipi i parë i filmit është publikuar menjëherë. Në klip, Joy, zërin e së cilës e ka huazuar Amy Pohler, është shumë e entuziazmuar për ditën e parë të shkollës së Riley-t.  Ajo flet edhe me Fear-in (Bill Hader), Disgust-in (Mindy Kaling), Anger-in (Leëis Black) dhe Sadness-in (Phyllis Smith) për t’u siguruar që të gjithë i dinë rolet e tyre për këtë ditë. 

Unë nuk mund të kujtoj nëse mendja ime ka qenë kaq e parehatshme kur filloja mësimin në një shkollë të re. Nëse do ta dija që goditjet nga meteorët janë një mundësi, do të mund të kisha qenë më e brengosur. Dhe nuk mund të ndaloj së menduari që të gjitha vitet që i kaloi Amy Pohler në ‘Parks and Recreation’ e kanë dërguar atë drejt këtij momenti. Dhe, kjo është e mahnitshme. Mezi presim ta shohim këtë film.

Filmi ka pasur premierën e vetë botërore në maj 2015, në Festivalin e 68-të të Filmit në Kanë

“Inside Out” është një film amerikan i vitit 2015, i animuar në versionin 3D, i krijuar nga studiot “Pixar Animation Studios” dhe i publikuar nga “Walt Disney Pictures”. Filmi është i bazuar në një ide origjinale nga Pete Docter, i cili do të bëjë regjinë e filmit bashkë me regjisorin Ronnie del Carmen dhe producentin Jonas Rivera. Filmi paraqet mendjen e një vajze të re, Riley Anderson-it, ku pesë emocionet: gëzimi, zemërimi, neveria, frika dhe pikëllimi, mundohen ta udhëheqin vajzën drejt jetës së saj. Filmi ka pasur premierën botërore në maj të vitit 2015 në Festivalin e 68-të të Filmit në Kanë në një paraqitje në ekran jashtë garës, ndjekur nga një publikim i gjerë kinematik më 19 qershor 2015.

 Ngjarja:

Riley zhvendoset nga jeta e saj e perëndimit kur babai i saj fillon një punë të re në San Francisko. Riley dhe të gjithë të tjerët udhëhiqen nga emocionet e tyre: gëzimi, frika, zemërimi, neveria dhe pikëllimi. Emocionet e personifikuara jetojnë në qendrën e kontrollit brenda mendjes së Riley-t, ku ata ndihmojnë në këshillimin e saj në lidhje me sjelljet që ka në jetën e përditshme. Derisa Riley dhe emocionet e saj përballen me vështirësitë e adaptimit me jetën e re në San Francisko, telashe krijohen në qendrën e kontrollit kur pikëllimi aksidentalisht e humb veten dhe gëzimin brenda pjesës tjetër të mendjes së Riley-t. Megjithëse gëzimi, emocioni kryesor dhe më i rëndësishëm i Riley-t, mundohet t’i mbajë gjërat pozitive, emocionet e tjera krijojnë konflikte në mënyrën më të mirë për të njohur një qytet të ri, shtëpi dhe shkollë të re, derisa gëzimi dhe pikëllimi bashkë hulumtojnë pjesën tjetër të mendjes së Riley-t (duke përfshirë ‘tokën e imagjinatës’, dhe ‘fabrikën e ëndrrave’), e në të njëjtën kohë ky i fundit e zbulon anën e gëzueshme të jetës.