Pse është e lagur hunda e qenve?

  • 18 October 2018 - 09:54
Pse është e lagur hunda e qenve?

Është e mundur që askush nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ne mund t’jua ofrojmë një. Por, pyetja tregon pse shkenca është argëtuese: gjithmonë ka mjaftë pyetje që nuk kanë përgjigje. Ja çka kemi mësuar. Lëkura që ndodhet rreth hundës së qenit mund të bëhet e lagësht nga vetë aroma e tij.

Kur një qen frymon pas vrapimit, ai merr frymë (kryesisht nëpërmjet hundës), dhe lëshon frymën (kryesisht nëpërmjet gojës). Por, kur ka frymëmarrje të qetë shumica e ajrit që ai lëshon, del nga hunda. Ky ajër është i ngrohtë dhe i lagësht, dhe nëse ajri jashtë është më i ftohtë, një sasi e lagështisë ka mundësi të kondensohet. Kjo e mban hundën të lagësht.

Gjithashtu, qentë zakonisht lëpijnë hundën. Nuk e dimë nëse e bëjnë këtë sa për ta mbajtur hundën të lagësht, por kjo është diçka që mund ta shihni apo të mendoni derisa i shikoni qentë.

 (Kosova Sot)