Çfarë u shërbejnë mustaqet maceve?

  • 19 October 2018 - 15:21
Çfarë u shërbejnë mustaqet maceve?

Mustaqet e maces përbëhen nga inde plot funde nervore. Këta nerva janë të ndjeshëm edhe ndaj lëvizjes më të lehtë të ajrit. Prandaj, macet i dallojnë objektet përqark pa i parë, një avantazh i madh në errësirë.

Meqë mustaqet janë të ndjeshme ndaj presionit, me anë të tyre macet përcaktojnë pozicionin dhe lëvizjen e një objekti ose një preje. Gjithashtu, mustaqet ndihmojnë për të dalluar përmasat e një vrime para se macja të vërsulet drejt saj.

 

(Kosova Sot)