Çfarë ndodh kur ngrohim ajrin brenda tullumbaces ?

  • 20 October 2018 - 15:49
Çfarë ndodh kur ngrohim ajrin brenda tullumbaces ?

Provoni: Fryni dy tullumbace dhe vendoseni njërën mbi ngrohësin e klasës suaj, ndërsa tjetrin mbajeni në një vend të freskët. Vjen një çast që tullumbacja mbi ngrohës fryhet aq shumë, sa çahet. Çfarë ndodh me ajrin që ishte brenda saj? Përkundrazi, tullumbacja e mbajtur në vend të freskët nuk zmadhohet e për pasojë nuk çahet. 

 

Balona që fluturon në ajër, quhet ndryshe balonë me ajër të ngrohtë. Kur fryjmë brenda ajër të ngrohtë, ajo ngrihet lart. Kur ngrohësi fiket, ajri ftohet dhe balona ulet poshtë. Lëvizja e ajrit nga një vend i nxehtë drejt atij më të ftohtë, formon erën. Shikoni çfarë ndodh në një shtëpi me ajrin e ngrohtë dhe atë të ftohtë. Jepet kuptimi i fjalës “bymim”. Tornadot janë lëvizje shumë të forta të ajrit, që arrijnë një shpejtësi shumë të madhe. Ato kanë fuqi të madhe shkatërruese. Një tullumbace e vendosur mbi një burim të ngrohtë, duket sikur fryhet vetvetiu. Kjo dukuri quhet bymim. Në të vërtetë, kur ajri ngrohet ai zë më shumë vend. Ajri i ngrohtë është më pak i dendur, se ai i ftohtë. Kjo është arsyeja pse ajri i ngrohtë ngrihet lart, kurse ajri i ftohtë ulet poshtë. Imagjinoni një kalorifer në punë. Ajri që ngrohet prej tij ngrihet lart. Kur ajri prek fletëzat e rrotullueses, ajo fillon të rrotullohet.

(Kosova Sot)