A e dini se nga qershia mundë të bëjmë lëndë djegëse

  • 21 October 2018 - 10:26
A e dini se nga qershia mundë të bëjmë lëndë djegëse

Shoqata e Teknologjive Ajrokozmike “Zodiak” në qytetin Kjustendill shpiki një lëndë djegëse prej qershive si zëvendësues ekologjik i lëndëve të ngurta për raketat kundër breshëritë.

 Raketa e parë me lëndën djegëse prej qershive u lëshua afër fshatit Shishkovi në rajonin e qytetit Kjustendill. Kjo u bë me rastin e Festës tradicionale të Qershive në rajon. Raketa peshonte 2 kilogram dhe arriti një lartësi më se 600 metra. Lëvizja u realizua me 5-6 luga koncentrat prej qershive. Lënda e re ekologjike u quajt “Çerika” – një shkurtim nga karamele të raketave prej qershie.

Biomasa e shfrytëzuar si lëndë djegëse prodhohet nga fruta me cilësi të keqe. Qershitë janë të përshtatshme për lëndën djegëse në sajë të përmbajtjes së lartë të sheqerit, i cili është një komponent i rëndësishëm i kësaj lënde djegëse. Novatorët theksojnë, se arritën të bëjnë materiale të përbëra mbi bazën e biomasës që mbetet nga qershitë dhe bërthamat e tyre. Deri tashti ky novitet nuk ka përkrahje financiare. 

(Koaova Sot)