Nga vjen emri Europë?

  • 10 November 2018 - 10:30
Nga vjen emri Europë?

Etimologjia e emrit Europë nuk është e sigurtë. Sipas disa historianëve emri Europë vjen nga fjala semitike ereb, “perëndim”, fjalë me të cilën fenikasit (1500-600 përpara Krishtit) cilësonin të gjitha vendet në perëndim të Sirisë, ku ata jetonin.

Emri mitik: Sipas disa studiuesve të tjerë, emri ka origjinë greke. Në mitologjinë antike greke, Europa ishte një princeshë,  të cilën Zeusi e rrëmbye pasi mori formën e një demi të bardhë. Ai e dërgoi atë në ishullin e Kretës ku ajo lindi Monosin, Radamantusin dhe Sarpedonin. Për Homerin, Europa ishte një mbretëreshë mitologjike e Kretës, dhe jo një figurë gjeografike.

 

(Kosova Sot)