Kush e shpiku biçikletën e parë?

  • 14 November 2018 - 10:13
Kush e shpiku biçikletën e parë?

Biçikletat janë mjete jashtëzakonisht praktike. Duke iu falënderuar biçikletave mundemi që vetëm me fuqinë e muskujve tonë të udhëtojmë larg dhe qetë. Ilustrimin më të vjetër të njohur për udhëtimin mbi dy rrota e gjejmë në dritaren në kishën e “Stoke Poges”, në qarkun anglez të Buckinghamshire-it.

Kjo skenë vjen nga viti 1642 dhe tregon një burrë mbi një biçikletë të thjeshtë. Shënime të tjera të atij mjeti nuk kishte. Prodhimi i parë i biçikletës ka filluar në vitin 1790,transmeton gazeta Kosova Sot.

Më e suksesshmja ndër biçikletat e para ishte “Célérifere” (mjeti me dy rrota nga viti 1790 i cili lëvizte duke e shtyrë me këmbë nga toka ), kurse më vonë është quajtur “Velocifero” (rreth viti 1800, ajo drejtohej vetëm me këmbë pa i lëshuar në tokë). Mjeti i tillë prej druri, i quajtur “kalë prej druri”, ishte bërë në vitin 1791 në Francë, nga konti i Sivraca-s. Udhëtari thjesht hipte mbi atë dhe fillonte “të ecë”.

Megjithatë, ajo biçikletë e thjesht duhej ndalur në çdo hap për shkak se nuk kishte asnjë mekanizëm të kontrollit. Prandaj, biçikleta e parë ishte përdorur kryesisht vetëm për argëtim. Biçikleta e parë me boshtin e pasmë lëvizës u shfaq në vitin 1817. Shpikësi i saj, baroni Von Drais De Sauerbrun e quajti “Draisienn”. 

Korniza e biçikletës ishte bërë nga druri me dy rrota të mëdha dhe zinxhirë nga hekuri. Ky dizajn shpejt u bë i popullarizuar në shumë vende, duke përfshirë edhe Anglinë, ku fitoi emërtimin, “hobby horse” (kali i drurit për fëmijë). Pavarësisht popullaritetit të saj, rreth vitit 1830, “Draisienne” doli jashtë modës, duke ndalur prodhimin e saj.

Progres i madh është arritur vitin 1838, kur një farkëtar skocez me emrin, Kirkpatrick Macmillan, shpiku biçikletën e parë me pedale. Pedalet janë shkelur me këmbë dhe kanë futur në lëvizje levën në rrotën e pasme. Në vitin 1861, Pierre dhe Ernest Michaux, në Paris prezantuan triçiklen e tyre. 

Ajo kishte pedale që direkt fuste në lëvizje rrotën e pasme. Në vitet gjashtëdhjeta u prezantuan fellnet me tela dhe rrotat nga goma. Në këtë mënyrë, u rrit shpejtësia e biçikletës, kurse si pjesë e pajisjes ishin inkorporuar frenat.

(Kosova Sot)