Sekretet e fundit të oqeanit

  • 28 March 2017 - 16:35
Sekretet e fundit të oqeanit

Nëse ndokush ju pyet se cili është mali më i lartë në botë, atëherë me gjasë do të përgjigjeni me lehtësi: Mont Everesti, me një lartës prej 8 848 metrash.

 

Por, kjo është lartësia e matur, duke u nisur nga sipërfaqja e tokës. Nëse matet gjatësia nga fundi i oqeanit, atëherë mali më i lartë në botë me gjasë do të ishte Mauna Kea në Havai. Ky mal e ka një lartësi të përgjithshme (nën dhe mbi det) prej më shumë se 8 999 metrash.
Në thellësi të deteve dhe oqeaneve ka hendeqe aq të thella, sa që mali Everest do të mund të zhdukej në to pa nam e nishan.
Shkencëtarja Sindi Li Dover e ka shkruar një libër, në të cilin thotë se njerëzit dinë më shumë për sipërfaqen e Marsit dhe Venerës, sesa për atë se si duket fundi i oqeaneve dhe deteve.

Kjo është me të vërtetë për të të ardhur keq, meqë çdo proces që ngjan në fund të oqeaneve na tregon sesi është krijuar sipërfaqja e tokës, kështu si është sot. Kjo shkencëtare jep disa njoftime shumë interesante, sikur p.sh. se lava që del nga vullkanet nënujore çdo vit është aq e madhe sa do të mund ta mbulonte një sipërfaqe sa katër herë Alaska, me një thellësi prej 1 metri të lavës. Por, deri më tani është analizuar më pak se 1 për qind e fundit të oqeaneve. Pjesa më e madhe e bimëve që jetojnë në thellësi të deteve nuk është e njohur as për shkencëtarët. Por, pasuria e kësaj bote bimore është aq e madhe, sa mund t’i bëjë konkurrencë botës bimore të maleve tropikale.