Lufta e Parë Botërore

  • 03 October 2015 - 13:39
Lufta e Parë Botërore

Në vitin 1914 shpërtheu një luftë e tmerrshme, e cila për shkak se përfshiu pjesë të mëdha e të ndryshme të botës, më pas u quajt Lufta e Parë Botërore.

Fuqitë qendrore, ku përfshihej Gjermania, Austria dhe Turqia, luftuan kundër aleatëve, ku ishin Britania e Madhe, Franca, Rusia, Italia, Japonia dhe SHBA-ja. Paqja nuk u rikthye deri në vitin 1918, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

Lufta ajrore  

Për herë të parë u përdorën edhe avionët për të luftuar, qoftë për ta spiunuar armikun, apo për të hedhur bomba. Ky avion luftarak gjerman që shihet në foto, kishte tri palë krahë.

Armët e reja

Gjatë Luftës së Parë Botërore u shpikën armë të reja të tmerrshme. Aleatët përdornin tanke, sikur këto që shihen në foto. Fuqitë qendrore sulmuan armiqtë e tyre me gazra helmuese.

Në kanale

Ushtritë kundërshtare ballafaqoheshin midis tyre përgjatë një vije e cila shtrihej nga Belgjika deri në Zvicër. Ushtarët fshiheshin në kanale të gërmuar në tokë, të rrethuar me tela gjemborë.

Numër i madh i të vdekurve

Autoambulancat, sikur kjo që shihen në foto, bartnin ushtarët e plagosur nga fushëbeteja. Deri në vitin 1918 ishin vrarë dhjetë milionë ushtarë, si dhe ishin plagosur shumë të tjerë.

(Kosova Sot)