Origjina e vërtetë e Hallovinit

  • 05 October 2015 - 17:06
Origjina e vërtetë e  Hallovinit

Hallovini (Nata e shtrigave) për shumicën e njerëzve është një natë me plot befasi dhe fshehtësi, ku fëmijët e veshur me kostume të ndryshme, trokasin dyert e fqinjëve dhe si dhuratë e vizitës, ata marrin ëmbëlsira të ndryshme (ata të cilët refuzojnë të japin dhurata, rrezikohen që në mëngjesin e ardhshëm të zgjohen në shtëpinë e mbuluar nga letra e tualetit).

Festa e  Hallovinit bazohet në natën që i referohet  ‘All-Hallows-Eve’, e cila sipas legjendës, të vdekurit edhe një herë mund të ecin në mesin e të gjallëve.
Hallovini kishte filluar në  Irlandë dhe në Francën e veriut me keltët, para 2000 vjetëve. Keltët besonin në botën shpirtërore dhe  Samhain, ditë kjo kur perdja në mes jetës së vërtetë dhe asaj shpirtërore do të jetë shumë e hollë dhe fantazmat e etërve të tyre do të jenë të lirë të shëtisin në botën reale.   Kjo ishte dita kur i jep fund stinës së verës dhe fillon stina e dimrit. Druidët (priftërinj keltë) do të performonin rituale për të hapur perden dhe do të ofronin flijimin e kulturave, apo flijimin e shtazëve dhe të njerëzve. Ata e kishin bërë një gjë të tillë për të kënaqur zotat dhe për t’i siguruar ata se dielli është kthyer pas zezonit dimëror.
Keltët edhe sot e kësaj dite vishen në mënyrën më origjinale të mundshme me kostumet e Hallovinit, duke vendosur kokat dhe lëkurat e kafshëve, për të provuar të lexojnë fatin e njëri-tjetrit.
Deri në vitin 43 të e.s. romakët kanë pushtuar shumicën e territoreve të keltëve. Traditat romake kishin filluar të gërshetoheshin me ato të legjendave kelte. Njëra prej tyre ishte nderimi i perëndeshës romake Pomona, simboli i së cilës ishte molla. Në vitin 800 e.s. papa Bonifasi  IV,  e kishte pagëzuar 1 nëntorin si dita e të gjithë të shenjtëve, për të nderuar të gjithë të shenjtët dhe martirët, si tentim për të harruar frazat e vjetra kelte. Në vitin  1000 e.s., 2 nëntori ishte pagëzuar si dita për të nderuar të gjithë shpirtrat, për të nderuar të vdekurit. Me shumë ngjashmëri me Samhain, paradat ishin mbajtur me njerëz të veshur si të shenjtë, engjëj, dreqër dhe përbindësha. Gjatë 1000-vjeçarit tradita nga tri festa ishte shndërruar në një Hallovin.

Simbolet e Hallovinit kishin filluar të shfaqeshin në Amerikë, në fundin e viteve 1800, si shtriga, mace të zeza, kunguj, qirinj, maska, ndeja dhe shumë folklor mitik që organizohej për nder të kësaj feste.

Macet e zeza ishin parë si një simbol religjioni që ishin si mishërim për njerëzit, të cilët mund ta parashihnin të ardhmen. Kjo kishte ndryshuar në moshën e mesme, kur njerëzit besonin se macet e zeza transformoheshin në shtriga.
Shtrigat dhe magjia për një kohë të gjatë ishin keqkuptuar dhe keqinterpretuar  nga gjykimi  i shtrigave në Evropë. Uikanët, të cilët adhuronin tokën dhe shëroheshin duke përdorur mjetet natyrore, ishin paraqitur si njerëz të djallit që i shërbenin djallit, duke kidnapuar fëmijë në mesin e natës. Parashikohet se rreth 1.1 miliardë kunguj kalohen në Amerikë çdo vit.  
Tash në vend se të mirëpresë stinën e dimrit, Hallovini është shndërruar në një ditë përfitimi për kompanitë e kostumeve dhe ëmbëlsirave.