Lufta e Dytë Botërore

  • 10 October 2015 - 19:07
Lufta e Dytë Botërore

 Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939 dhe zgjati deri në vitin 1945

Në fund, ushtritë e Britanisë së Madhe, BRSS-së (Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike - Rusia) dhe SHBA-së mundën ushtritë e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë. Lufta e Dytë Botërore ishte lufta më shkatërrimtare dhe vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit, duke shkaktuar vrasjen e 55 milionë ushtarëve dhe civilëve në mbarë botën.

 

Beteja e parë

Gjermania pushtoi pjesën më të madhe të Evropës, derisa trupat japoneze marshuan me shpejtësi në Azinë Lindore dhe Juglindore. Lufta e Dytë Botërore solli përdorimin e armëve të ndryshme, sikur që janë tanket e shpejta, avionët bombardues precizë, si dhe nëndetëset efikase.

 

Nazistët

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania qeverisej nga Partia naziste. Lideri i tyre ishte Adolf Hitler. Kushdo që nuk pajtohej me nazistët, burgosej, apo edhe vritej. Nazistët urrenin çifutët, prandaj formuan kampe të vdekjes, ku u mbytën gjashtë milionë çifutë.

 

Bombardimi i qyteteve

Shumë qytete në Britani dhe Gjermani, gjatë kësaj lufte, u shkatërruan nga bombardimet. Në foto shihen re të dendura tymi duke u ngritur nga Londra në vitin 1940. Katedralja e Shën Palit shihet e rrethuar nga ndërtesa që janë duke u djegur.

 

Perl Harburi

Në vitin 1941, avionët japonezë sulmuan një bazë detare amerikane në Perl Harbur, Havai. Kjo ndikoi që edhe SHBA-ja të hynte në Luftën e Dytë Botërore, duke zhvilluar luftëra në ishujt pacifikë, por edhe gjetiu në Evropë dhe botë.