Përse rrotat rrotullohen aq shpejt, kur një makinë lëviz?

  • 24 November 2015 - 09:37
Përse rrotat rrotullohen aq shpejt, kur një makinë lëviz?

Na nevojitet vetëm matematika bazike, për të llogaritur se sa shpejt duhen rrokullisur rrotat.

Një veturë normale ka rrota me gjatësi rrethore 2 metra, që do të thotë se për çdo rrotullim të plotë të tyre vetura do lëvizë për dy metra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sa herë duhet të rrokullisen rrotat për të përshkuar një kilometër?

Duke ditur faktin së një kilometër ka 1000 metra, atëherë një rrotë duhet rrokullisur rreth 500 herë për ta përshkuar një kilometër.

Tani, sa shpejt rrokullisen rrotat e një makine, kur ajo është duke lëvizur në autostradë me shpejtësi 95 km/h? Një orë ka 60 minuta, kështu që vetura lëviz me shpejtësi 1.58 km për minutë, që do të thotë se çdo minutë rrotat rrokullisen 790 herë, që i bie se në sekondë rrokullisen 13.1 herë. Po pra, kaq shpejt!

(Kosova Sot)