Kafshët e Australisë

  • 24 November 2015 - 09:40
Kafshët e Australisë

Peshkaqeni i madh i bardhë

Peshkaqeni i madh i bardhë mund të jetë emëruar për ngjyrën e bardhë që ka në pjesën e barkut, por dhëmbët e tij trekëndësh të bardhë me majë, thuajse deri në 300 prej tyre, e kanë ndihmuar këtë grabitqar të fuqishëm që të fitojë reputacionin e vet të frikshëm. Ai gjendet në ujërat bregdetare përreth botës, dhe noton në brigjet e Australisë në kërkim të fokave dhe balenave të reja e të vogla, të pafuqishme. Ai mund t’i detektojë ngarkesat e vogla elektrike që lëshon preja e tij dhe hunda e tij ekstremisht e ndjeshme mund t’i nuhasë gjurmët e gjakut, që gjenden edhe 5 km larg tij, një distancë që ky peshkaqen mund ta kalojë për një kohë shumë të shkurtër.

Kanguri i kuq

Pse kërcejnë kangurët? Për shkak se nuk mund të ecin. Këmbët e një kanguri të kuq nuk mund të lëvizin në mënyrë të pavarur, kështu që në vend të kësaj, ai kërcen përgjatë shkretëtirave dhe luginave të Australisë me shpejtësi 35 km/h. Në fakt ata mund të kalojnë 7.6 metra në një kërcim të vetëm. Femrat me nuanca të kaltra janë më të vogla, më të lehta dhe më të shpejta, kështu që australianët i kanë emëruar ato ‘fluturueset e kaltra’. Meshkujt, që quhen zhurmues, garojnë për fluturueset duke ‘boksuar’. Ata mbështeten në bishtin e tyre të fortë dhe shqelmojnë njëri-tjetrin me këmbët e tyre të fuqishme. Fakt interesant: kangurët nuk mund të kërcejnë prapa.

Iriqi australian

As mos mendoni për të hyrë në strofullin e një iriqi australian. Kjo kafshë e shkurtër përdor pjesën e pasme me lëkurë të trashë dhe me pak thumba, për të penguar të huajt nga hyrja në strofullin e vet. Këta janë gërmues ekspertë nga Australia e Jugut dhe pëlqejnë që të jetojnë vetëm, e megjithatë ata krijojnë tunele nëntokësore, që mund të zgjaten për 198 metra dhe aty mund të hyjnë lirisht 260 iriqë nga hunda deri në bisht. Por të vegjlit e tyre nuk kanë nevojë të brengosen për një dush me baltë, derisa nëna e tyre gërmon, pasi ajo ka një xhep diku në pjesën e poshtme të trupit për ta. Këta gërmues ndihen aq mirë në shtëpinë e tyre nëntokësore, sa është e vështirë të imagjinojmë që paraardhësit e tyre, që kishin madhësi thuajse sa një rinoqeront, iriqi gjigand, bredhte nëpër luginat australiane para 50,000 vjetësh.

Makushi australian

Ky zog i madh është i mbuluar me qime të zeza, që e mbrojnë nga thumbat dhe e mbajnë të tharë në ambientin e tij jetësor në xhunglat e Australisë Veriore dhe Guinesë së Re. Thjesht, mos iu afroni shumë. Makushi konsiderohet të jetë një nga shumë zogjtë e tjerë të rrezikshëm në botë. Kthetrat e tij si thika mund të presin çdo grabitqar me një shkelm të vetëm. Zog i frikshëm.

Krokodili i ujërave të ëmbla

Një krokodil i turpshëm? Nëse e keni fjalën për ‘të ëmblit’, si i quan Australia krokodilët e ujërave të ëmbla, që jetojnë vetëm në lumenjtë e Australisë, atëherë përgjigja është po! Këto krijesa të ndruajtura i lënë vezët e tyre të paprekura në rripa të rërës, por nënat kthehen në foletë e tyre në ditën e çeljes së tyre për t’i zhvendosur pastaj në ujë. ‘Të ëmblit’ kanë trupa më të vegjël se kushërinjtë e tyre të ujërave të njelmëta (të njohur si ‘të njelmëtit) dhe gjuajnë pre më të vogla si lakuriq nate, zogj dhe peshq me një hapje anësore të gojës së tyre, që është më e ngushtë. Në rregull, ndoshta nuk janë edhe aq të turpshëm.

(Kosova Sot)