Pse janë stinët të ndryshme rreth botës?

  • 01 December 2015 - 09:23
Pse janë stinët të ndryshme rreth botës?

Pse është dimër në Amerikën Veriore kur është verë në vendet si Australia dhe Amerika Jugore? Toka është gjithmonë në rrotullim. Derisa e kryen orbitën e saj një vjeçare rreth Diellit, planeti qëndron i anuar në të njëjtin kënd. Si rezultat gjysma veriore e Tokës, duke përfshirë Amerikën Veriore është e larguar nga Dielli gjatë një pjese të vitit dhe është e kthyer nga Dielli për pjesën tjetër të tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nga shtatori në Mars, pjesa veriore është e larguar nga Dielli. Gjatë këtyre muajve, kjo gjysmë nuk merr shumë dritë dhe nxehtësi nga Dielli që e shkakton ardhjen e vjeshtës e më pas të dimrit. Në të njëjtën kohë, pjesa jugore është e kthyer drejtë Diellit.

Ajo pranon më shumë dritë dhe nxehtësi, kështu që kalon në  pranverë dhe në verë. Në mars, pjesa veriore e Tokës fillon të kthehet nga Dielli. Derisa një sasi më e madhe e energjisë diellore arrin këtë gjysmë, ajo kalon nëpër pranverë dhe verë. Në atë kohë, gjysma jugore fillon të largohet nga Dielli, kështu që kalon në vjeshtë dhe dimër.

(Kosova Sot)