Pse oksigjeni nuk harxhohet? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse oksigjeni nuk harxhohet?

Pse oksigjeni nuk harxhohet?

Nëse të gjithë thithin oksigjen, si mund që ai të mos harxhohet?

Është e vërtetë se qeniet e gjalla përdorin sasi të mëdha të oksigjenit. Çdo njeri ka nevojë për rreth 500 g oksigjen në ditë. Kur dihet se sa njerëz ka në botë, si dhe kur merret parasysh numri i kafshëve, që po ashtu shfrytëzojnë oksigjen, atëherë del se çdo ditë të lume shfrytëzohen sasi shumë të mëdha të këtij gazi. Për fat të mirë, aty janë bimët e gjelbra, të cilat janë fabrika të mëdha të oksigjenit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në anën tjetër, dyoksidi i karbonit që lirojnë njerëzit dhe kafshët, është i dobishëm për bimët, duke bërë kështu që bimët dhe kafshët, e edhe vetë ne, të jetojmë të lumtur duke i këmbyer këto gazra.

Përqendrimi i oksigjenit në ajër është rreth 20,94%. Kjo sasi nuk ka ndryshuar prej se ka filluar që të matet, gjë që d.m.th. se riciklimi i oksigjenit është duke funksionuar për mrekulli. 

(Kosova Sot)

5 orë e 50 minuta më parë