Feçka e elefantit

  • 28 January 2016 - 11:05
Feçka e elefantit

Ishte një kohë kur feçka e elefantit nuk ishte më e gjatë se aq sa të mundësonte lëvizjen e saj nga njëra anë te tjetra. Por, një elefant i vogël e ndryshoi tërë këtë mesele.

Ai ishte tepër kureshtar dhe shtronte pyetje të shumta.

Ai e pyeti strucin pse kishte pupla, i pyeti gjirafat pse kishin lëkurë pika-pika. E pyeti edhe hipopotamin pse sytë e tij ishin të kuq, kurse majmunin pse pjeprat ishin aq të shijshëm.

“Çka ha krokodili për drekë?", pyeti ai një ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Shshshtttt!”, i thanë të gjitha kafshët me një zë të frikësuar.

Por, ai nuk ndalej se nuk ndalej.

Me kalimin e kohës, elefanti i vogël u takua me zogun Kolokolo, i cili i tregoi se ku mund ta gjente përgjigjen në pyetjen e tij.

“Shko te lumi i hirtë dhe i gjelbër, me emrin Limpopo”, i tha.

Kështu edhe bëri, duke marrë me vete disa banane, disa kallame sheqeri dhe pjepra. Atë do ta kapte uria gjatë rrugës.

Pas një javë udhëtimesh, ai përfundimisht arriti aty për ku ishte nisur.

Përskaj një lumi, ai shkeli në një gjë që dukej të ishte copë peme.

“Më fal, a e keni parë krokodilin nga këto anë?”, pyeti me njerëzi elefanti i vogël.

Krijesa e nxori bishtin e saj nga balta dhe tha: “Unë jam krokodili”!.

Elefanti u eksitua dhe ra në gjunjë.

“Të kam kërkuar tërë këto ditë”, i tha. Të lutem, më trego se çka do të kesh për drekë”.

Papritmas bishti i krokodilit u kthye përsëri në ujë dhe në llum.

“M’u afro elefant i vogël, m’u afro dhe do të të tregoj duke të pëshpëritur”, tha krokodili.

Elefanti i vogël e përkuli kokën afër gojës së krokodilit.

Dhe kështu krokodili ia ngjiti për hundën e tij të vogël.

Elefanti i vogël e dinte se gjendej në një hall të madh. Ai u ul në kofshët e tij dhe filloi ta tërhiqte hundën. Edhe krokodili në anën e tij tërhiqte sa mundte.

Paaaaam!! Elefanti ra në dysheme dhe filloi ta shikonte hundën e vet. Ai nuk mund ta shihte fundin e saj. Ajo ishte kaq e gjaaaaaaaatë, sa që mund ta rrotullonte sipas dëshirës. Kështu, elefanti i vogël e mbështolli hundën e tij me gjethe të freskëta të bananeve, me shpresë se ajo do të zvogëlohej, por një gjë e tillë nuk ndodhi deri më sot. 

(Kosova Sot)