Sigurisht nuk e keni ditur se…

  • 13 February 2016 - 10:56
Sigurisht nuk e keni ditur se…

-Adolf Saks ka shpikur saksofonin në vitin 1846.

-Arinjtë e rritur mund të vrapojnë shpejt sa kuajt.

-Të gjitha rolet e dramave të Shekspirit, në fillim, luheshin nga burrat dhe djemtë. Asokohe në Angli nuk lejohej paraqitja e femrave në skenë.

-Të gjitha hënat (satelitët natyrorë) të Sistemit diellor kanë marrë emrin sipas mitologjisë antike greke dhe romake, me përjashtim të hënave të Uranit, të cilat janë emërtuar sipas personazheve të veprave të Shekspirit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

-Aligatorët mund të jetojnë më shumë se 100 vjet.

-Bademet (bajamet) bëjnë pjesë në familjen e pjeshkës.

-Fluturimet hapësinore amerikane dhe ruse gjithmonë, në kuadër të ushqimeve që kanë marrë me vete, kanë përfshirë edhe çokollatën.

-Prodhuesit amerikanë të çokollatës përdorin rreth 700 milionë litra qumësht, ku më shumë se ta, qumështin e përdorin vetëm industria e djathit dhe akullores.

-Mesatarisht, amerikanë hanë gjithsej 80.000 metra katrorë picë në ditë.

-Një lopë amerikane e quajtur Foun, nuk frikohej që të fluturonte. Në maj të vitit 1963, ajo ishte rrëmbyer nga një tornado dhe ishte bartur për rreth 1 km, për të arritur shëndosh e mirë në arën e një ferme tjetër. Pesë vjet më vonë, një tornado tjetër e kishte bartur të njëjtën lopë, duke e qitur mbi një autobus. Edhe këtë aventurë ajo e mbijetoi dhe jetoi deri në pleqëri të thellë – plot 25 vjet.

-Një buburrec mund të jetojë deri në dy ditë nën ujë.

-Një pemë molle është në lule të rinisë kur ka rreth 50 vjet. SHBA-ja është një prodhuese e madhe emollëve.

-Shqiponja mund ta mbysë një dre të vogël dhe të fluturojë duke e mbajtur atë në kthetra. 

(Kosova Sot)