Shkollimi nuk mund të presë

Shkollimi nuk mund të presë
  • 24 May 2016 - 09:25

Shkruan: Gordon Brown

Ekzistojnë tani 75 milionë të rinj, shkollimi i të cilëve është ndërprerë nga konfliktet ose krizat Shkruan: David M. Shribman

Derisa zonja Clinton përpiqet që ta bashkojë partinë e saj të përçarë dhe ta kthejë fokusin te Donald Trump-i, i nominuari republikan, ajo është duke shikuar se çfarë mund të shpëtohet e çfarë mund të hiqet nga trashëgimia e bashkëshortit të saj Shkollimi ofron diçka që ushqimi, strehimi dhe kujdesi shëndetësor nuk mund të ofrojnë shpresën, mundësinë për të planifikuar dhe për t'u përgatitur për të ardhmen.

"Kujtojeni fytyrën e njeriut më të mjerë e më të dobët që keni parë ndonjëherë, dhe pyeteni veten nëse ky hap që po e ndërmerrni do të jetë i dobishëm për të". Këto fjalë, të thëna nga Mahatma Gandhi në vitin 1948, duhet të merren si sprovë e sinqeritetit tonë, dhe si sfidë për vetëkënaqësinë tonë, kur e shqyrtojmë fatin e 30 milionë fëmijëve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre nga luftërat civile ose katastrofat natyrore. Më shumë djem e vajza janë zhvendosur për shkak të krizave sesa në ndonjë kohë tjetër që nga viti 1945. Ata kanë gjasa që t'i kalojnë vitet e tyre të shkollës pa hyrë në klasë, talentet do t'u mbeten të pazhvilluara dhe potenciali i tyre do të mbetet i pashfrytëzuar. Ekzistojnë tani 75 milionë të rinj shkollimi i të cilëve është ndërprerë nga konfliktet ose krizat. Megjithatë, urgjenca, dhe ligji ndërkombëtar, që obligon shkollimin e të gjithë fëmijëve të zhvendosur, dështon që të frymëzojë veprimin. Fëmijët e zhvendosur kanë më së shumti gjasa që të bëhen punëtorët më të rinj të fabrikave, nuset më të reja në altar, dhe ushtarët më të rinj në hendek. Pa mundësi, fëmijët janë të ndjeshëm ndaj ekstremistëve dhe radikalizmit. Për çdo vit, gati gjysmë milioni vajza trafikohen dhe zhduken. Fati i këtyre të shpronë- suarve është i lidhur me litarin më të hollë të shpëtimit. Kur godet katastrofa, ajo që mund të përshkruhet si enë e lëmoshës sillet nëpër komunitetin e donatorëve të botës. Kontributet vullnetare më pas administrohen nga ana e agjencive për refugjat, organizatave bamirëse dhe OJQ-ve, të cilat heroikisht u ndihmojnë refugjatëve që të mbijetojnë me gjëra esenciale si ushqimi, uji, streha dhe mbrojtja. Në rrethana të tilla, shkollimi i duhur bëhet një "luks". Derisa paqeruajtësit e OKB-së financohen nga kontributet e shteteve anëtare, miliona fëmijë të zhvendosur nga kriza nuk kanë garanci se dikush do ta financojë shkollimin e tyre. Po, më pak se 2 për qind e ndihmës humanitare arrin në shkollim. Lufta civile e Sirisë, tani duke hyrë në vitin e gjashtë, dhe përvjetori i parë i tërmetit shkatërrues në Nepal, shërbejnë si kujtues të dhimbshëm se kemi mungesë të mjeteve për t'i kthyer fëmijët në klasa shkollore pas tragjedive të tilla. Një fond permanent për sigurim të shkollimit për fëmijët në situata emergjente është më se i duhur. Në vend të humbjes së muajve duke kërkuar ndihmë, një fond i tillë rezervë do të ishte në gjendje që ta ofrojë atë menjëherë. Fond humanitar për shkollim në emergjenca Në fillim të një emergjence, fondi do të zbulonte shpejtë se ku gjenden fëmijët, do ta zhvillonte një strategji dhe do ta bënte një plan për të ofruar shkollim për ta. Tani, për herë të parë, jemi në pozitë që të bëjmë diçka në këtë drejtim. Nën udhëheqjen e Anthony Lake-ut, drejtorit të përgjithshëm të 'UNICEF'-it, Irina Bokova-s, drejtoreshës së përgjithshme të 'UNESCO-s, Filippo Grandi-t, komisionerit të lartë për refugjatë të OKB-së, Julia Gillardi-t, kryetares së Partneritetit Global për Shkollim, dhe Jim Yong Kim-it, presidentit të Bankës Botërore, si dhe me mbështetjen e Ban Ki-moon-it, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, do të themelohet një fond humanitar për shkollim në emergjenca. Fondi i ri 'Education Cannot Wait' (Shkollimi nuk mund të presë) do të reagojë ndaj realiteteve dhe kërkesave të reja. Shumica e refugjatëve fëmijë kanë gjasa që ta kalojnë më shumë se një dekadë jashtë shteteve të tyre, kështu që gjendja e tyre nuk mund të konsiderohet si e përkohshme. Fondi i ri do ta mbështesë shkollimin e refugjatëve për deri në pesë vjet, në vend të vetëm pak muajve me provizione të rralla të cilat janë tani në ofertë. Nevojat humanitare, ato për siguri dhe zhvillim më nuk do të ndahen në depo me adresa dhe agjenda personale. Një fond i vetëm tani do t'i ofrojë këto gjëra menjëherë. Mbi të gjitha, kur fëmijët refugjatë gjejnë një vend në shkollë, ata janë më të sigurt, prindërit e tyre janë më shpresues, ndërsa gjendjet e tyre janë më stabile. Fondi nuk do të jetë i lidhur me rregullat e Bankës Botërore të cilat, deri para pak kohësh, e kanë përjashtuar shkollimin e fëmijëve në shtete me të ardhura mesatare nga kreditë me koncesion. Iniciativa do të jetë fondi i parë zyrtar humanitar për shkollim. Dhe një fond paralel i udhëhequr nga OKB-ja do të ketë dritare të shquara nëpër të cilat do të mund të kontribuojnë bizneset, fondacionet dhe individët. Për të qenë të sigurt, ofrimi i shkollimit për fëmijët e zhvendosur kërkon një largim nga vetëm puna vullnetare: një ndryshim drejt kontributeve të vlerësuara të mbledhura nga taksat e shteteve të pasura. Por, deri në momentin kur të ndodhë ky ndryshim, ne do të kërkojmë nga filantropët individualë, korporatat dhe organizatat humanitare, si dhe nga donatorët e vjetër e të rinj të ndihmave, që të bashkohen për ta nxitur sipërmarrjen. Ndjenja jonë e urgjencës, e kombinuar me fondet rekuizite, premton që të ketë një ndikim të madh. Shkollim përmes internetit Kur bëhet fjalë për sigurim të shkollimit, asnjë çmim nuk është tepër i lartë. Fondi do ta lidhë pasionin e sotëm me novacionet e rëndësishme. Ne dëshirojmë që firmat teknologjike të luajnë rol qendror në ofrimin e ideve të reja. Dëshirojmë që firmat që tashmë u ofrojnë refugjatëve shkollim përmes internetit, qasje në internet dhe harduer teknologjik që ta nxisin provizionin e shkollimit të vajzave e djemve të zhvendosur e të izoluar. Me themelimin e këtij fondi, jemi duke e përfunduar një periudhë të reagimit të bazuar në formula verbale. Ishte besimi i Gandhi-t se reflektimi mund ta motivojë veprimin duke e rikalibruar busullën tonë morale. Gjëja që e bën këtë fond unik nuk është vargu i pikave referuese që i vendosë. Në vend të kësaj, ai sinjalizon një ndryshim në mënyrës se si merremi me sfidat në rast të emergjencës. Duke shkuar përtej kërkesave të tanishme, fondi bazohet në nevojat e së ardhmes. Me ofrimin e resurseve për shkollim, fondi është një afirmim i fortë i një të nesërmeje më të mirë, në premtimin e patundur për ta zbuluar talentin, zhvilluar potencialin dhe siguruar të ardhmen për të gjithë fëmijët, kudo që janë. Me themelimin e fondit, jemi duke u dërguar mesazh të dëshpëruarve dhe të shpronësuarve në çdo vend. Shkollimi, ofron diçka që ushqimi, strehimi dhe kujdesi shëndetësor nuk mund të ofrojnë: shpresën, mundësinë për të planifikuar dhe për t'u përgatitur për të ardhmen. Gordon Brown, ish-kryeministër dhe këshilltar i ministrisë së financave në Britani, është i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Shkollim Global dhe kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për Financim për Mundësi të Shkollimit Global. 

(Kosova Sot)