Llojet dhe ndryshimet në Kushtetutë

Llojet dhe ndryshimet në Kushtetutë
  • 27 May 2016 - 08:13

Shkruan:Ali Hertica

Sot mund të mbështetemi mbi materialet më të pasura, siç janë midis të tjerash, materialet e qeverisjes parlamentare që bëjnë më me ngjyra diskutimin mbi raportet që duhet të kenë pushteti legjislativ me pushtetin ekzekutiv. Ndërsa klasët duhet të ngulin këmbë për një ndarje të thellë midis pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, sot balancimi i pushteteve është në rend të ditës. Ne nuk do t'i hyjmë një diskutimi të tillë, por do të njoftohemi vetëm me disa momente. Në traditën e vendosur parlamentare të Evropës nuk do të ekzistojë rreziku për despoti. Në vend të kësaj, qëndron nevoja për të siguruar ose nxitur aftësinë funksionale të pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. Duhet të bëhet fjalë për të siguruar dhe për të nxitur interesat e përbashkë- ta kombëtare si propozime të arsyeshme për ligjet dhe buxhetin, debate reale në Parlament, vendime konsekuente dhe afatgjate, vënien në jetë sa më mirë të ligjeve të miratuara në Parlament dhe mundësia për ndarjen e qartë të përgjegjësive.

Shembulli i Afrikës së Jugut

Në vendet me probleme më të thella dhe me sfond të ndryshëm historik dhe politik, qendra e gravitetit të problemeve dhe mendimeve mund të jetë krejt tjetër. Afrika e Jugut mund të shërbejë si shembull, kur u hoq regjimi aparteid dhe duhej vendosur kushtetuta e re, vendi karakterizohej nga kriminaliteti, dhuna, varfëria, pabarazia dhe ekziston rreziku i shpërthimit të konflikteve racore dhe etnike. Polet kushtetuese këtu qëndronin përkundrejt njëri-tjetri, nga njëra anë ishte i ashtuquajturi model i drejtësisë. Një katalog të drejtash që duhej t'i siguronte qytetarët nga sulmet e shtetit. Njëkohësisht që shteti duhej të ishte unik dhe i fortë i bazuar në qeverisjen e shumicës dhe kushtetuta duhej t'i lidh qeveritë e së ardhmes me veprime pozitive ,,affirmative action,, me objektiv drejtësinë në shpërndarje, kundër këtij modeli qëndron modeli i konsensusit.

(Kosova Sot)