Kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit

Kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit
  • 31 May 2016 - 10:45

Shkruan: Ardian Nokaj

31 Maji- Dita ndërkombëtare e luftës kundër duhanit

Me lënien e duhanit, të rriturit zvogëlojnë rrezikun që fëmija i tyre të fillojë duhanin

Duke pirë duhan jo vetëm dëmtohet shëndeti i duhanpirësit, por edhe i njerëzve me të cilët rri ky duhanpirës

Në Kosovë rreth 3300 vdekje në vit ndodhin si pasojë e sëmundjeve që shkakton duhanpirja. Në vendin tonë duhanpirja është 42% kundrejt 6% në BE.

Në botë çdo 6.5 sekonda duhanpirja shkakton një vdekje. Në 10 persona të sëmurë me kancer mushkërish, 9 prej tyre janë duhanpirës

Duhani është përgjegjës për 25 lloje sëmundjesh.

Tymi i duhanit përmban 4.000 lloj kemikalësh, të njohura si shkaktare të sëmundjes se zemrës, të sëmundjeve respiratore dhe disa lloje tumoresh.

Duhani në shtatzëni dëmton zhvillimin e fëmijës. Duhanpirësit jetojnë 8 vjet jetë më pak se jo duhanpirësit.

Kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit se te joduhanpirësit.

Infarkti është 3 herë më i lartë te duhanpirësit se te joduhanpirësit.

Pse është i dëmshëm duhani?

Si u përmend më lart , rreth 4000 substanca  që ndodhen tek duhani, ndër të cilët nikotina dhe monoksidi i karbonit rrezikojnë rëndë shëndetin e personave që pinë duhan.

Nikotina është në fakt një substancë që krijon varësi të fortë fizike e mendore. Tekefundit, varësia është arsyeja kryesore që duhanpirësit vazhdojnë të pinë duhan pandërprerë.

Në çdo cigare, ju ushqeni dhe forconi këtë varësi, mjafton të qëndroni pa duhan 2 deri në 3 javë që të çliroheni nga kjo varësi. Të lini duhanin është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj, cilado qoftë mosha juaj dhe numri i viteve gjatë të cilëve keni pirë duhan.

Prisni një kohë të gjatë përpara se ta ndizni çakmakun apo shkrepësen

Duke pirë duhan jo vetëm dëmtohet shëndeti i duhanpirësit, por edhe i njerëzve me të cilët rri ky duhanpirës. Fëmijët e duhanpirësve janë dy herë më shumë të gatshëm për të filluar pirjen e duhanin, se sa fëmijët e joduhanpirësve.

Me lënien e duhanit të rriturit zvogëlojnë rrezikun që fëmija i tyre të fillojë duhanin. Fëmijët e duhanpirësve janë më shpesh të ndjeshëm ndaj infeksioneve respiratore, astmës dhe kollës kronike se sa fëmijët e joduhanpirësve.

Prindër duhanpirës, fëmijë me kollë.

Rreziku i vdekshmërisë së foshnjave është më i lartë tek foshnjat me prindërit duhanpirës se sa tek ata jo duhanpirës.

Disa këshilla dhe metoda për lënien e duhanit

Terapia e sjelljes

Strategjitë e terapisë e sjelljes për ndalimin e duhanpirjes:

- Hiqni nga qarkullimi elemente riskante ( hi, shkrepëse, postera, etj ) dhe vendos rregull që në shtëpinë tuaj të mos pihet duhan, në makinën tuaj po ashtu, si dhe mbaj një qëndrim të rreptë ndaj atyre që e pinë.

- identifikoni situata apo ndjenja që riforcojnë tek ju dëshirën për të pirë duhan , shoqërizimi me persona duhanpirës ose partnerë duhanpirës.

- matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhanpirëse, e cila do t’ju ndihmoj të identifikoni reagimin tuaj kur bini në kontakt me faktorë apo situata që ju sjellin në mend dëshirën për të pirë dhe mbani një bllok shënimesh lidhur mbi këto situata apo faktorë!!!

- Tentoni në gjetjen e mënyrave për të ndryshuar sjelljen tuaj duhanpirëse si pëër shembull:

- Taktika vonimi:

Prisni një kohë të gjatë përpara se ta ndizni çakmakun apo shkrepësen, kini parasysh që të mbani shënim, kur ju lind dëshira dhe sa kohë zgjati ajo, sa kohë arritët të duronit përpara se ta ndiznit shkrepësen apo çakmakun.- Zëvendësoni  një sjellje me një tjetër:psh. hani karrota. çakeza, vara, mbaj në gojë kruajtëse dhëmbësh, merru me stërvitje, luaj ndonjë sport, etj.

Ndërsa pini ju imagjinoni efektet e këqija të duhanit, si probleme të rënda në gjendjen tuaj fizike dhe mendore, i bëni keq të tjerëve, ju ka kthyer në një skllav dhe vartës të tij, mendoni se duhani është i barasvlershëm me vetëvrasjen.