Metodat efikase për ta lënë duhanin

Metodat efikase për ta lënë duhanin
  • 01 June 2016 - 08:06

Shkruan:Ardian Nokaj

Bëni një marrëveshje me veten tuaj për të arritur kohëzgjatjen më të gjatë të qenies suaj pa pirë duhan, sa i aftë jeni të duroni, në këtë sprovë tuajën, vini përpara vetes suaj një kusht, që nëse nuk arrini të duroni pa pirë për një periudhe kohe të paracaktuar nga ju, do të jeni të detyruar të bëni diçka që e keni shumë inat, apo diçka që ju bën qesharak në sytë e të tjerëve.

- Mbështetje pozitive

- Fokusohuni në qëllimin tuaj:

Identifikoni dhe mbani shënim të gjitha përpjekjet tuaja për ta lënë duhanin, fokusohuni dhe riprovojini ato sa më shumë të jetë e mundur.

- Fokusohuni në një shpërblim personal

Planifikoni se nëse arrini ta lini duhanin ju mund të fitoni diçka, mendoni rreth të mirave që ka lënia e duhanit, si mund të jetoni më gjate, të merrni frymë më lirshëm.

- Fokusohuni në një shpërblim shoqëror

Mbështetja shoqërore, imagjinoni veten ndërsa u thoni të tjerëve që nuk jeni duhanpirës, të ndihmoni të tjerët se si ta lënë duhanin, ëndërroni momentet kur të tjerët do të çuditen nga aftësia dhe suksesi juaj në lënien e duhanit.

Metoda e ftohtë turke (Vetëkontrolli)

Kjo është metoda më e preferuar dhe përdoret nga të ashtuquajturit njerëz në ndryshim, është një metodë që arrihet nga vetë personat pa pasur nevojën e përdorimit të zëvendësuesve të nikotinës në formë sakëz, pastë apo sprej në rrugë nazale. Faktorë të fortë motivues mendohet të jenë kushtet e një klime malore, të pasur me oksigjen, ambient i pandotur, mjedis i qetë, shoqëri e distancuar nga faktorë riskante duhanpirësish që përmirësojnë efekshmerinë e kësaj metode.

Terapia me zëvendësuesit e nikotinës (Pastë, sakëz, sprej nazale).

Në këtë metodë, nikotina e tejçuar nëpërmjet cigares zëvendësohet nga nikotina e transmetuar apo tejçuar nëpërmjet lëkurës (nikotine transdermale ose pastë nikotinik), mukozës së hundës (nikotina e dhënë në rrugë nazale me sprej) ose mukozës së gojës (nikotinë e dhënë nëpërmjet sakëzave). Past Nikotinik Transdermal (i dhënë nëpërmjet lëkurës)

Pasti nikotinik në përgjithësi tolerohet dhe arrin të sigurojë sasinë e kërkuar të nikotinës në gjak, dhe e mban atë në nivele konstante gjatë ditës dhe gjatë natës kur je veshur mirë. Ato janë shumë të thjeshta në përdorim, ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës, dëshirës për duhan, si dhe simptomës së mbingarkesës me nikotinë, dhe mbi të gjitha janë të pranueshme në shoqëri.

Nikotinë polacrilex nëpërmjet sakëzave

Është një metodë tepër e volitshme dhe efikase në reduktimin e dëshirës për të pirë duhan, si dhe në lënien e tij. Kjo metodë kërkon që personat të mbajnë sakëzin në një kënd të gojës, dhe ta kafshojë atë një ose dy herë për të ndalur një dëshirë intensive për duhan.

Nikotinë e dhënë në rrugë nazale me sprej

Ka treguar të jetë po aq efikase sa dhe përdorimi i sakëzat në reduktimin e dëshirës për të pirë duhan si dhe në lënien e tij, nëse përdoret të paktën për një periudhë më shumë se 6 javë. Një dozë e vetme tejveçohet nëpërmjet mukozës së hundës, kur fillon të shfaqet dëshira për të pirë.

- Faktorë të cilët influencojnë në shkallën e rifillimit:

Njohja e këtyre faktorëve mund t’ju ndihmojnë që të ndërmerrni një program në parandalimin e rifillimit.

- Stresi dhe një gjendje negative emocionale

- Dëshira për të pirë duhan ndërsa bini në kontakt me objekte të tilla, si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse, paketa duhani, postera reklamimi duhani etj.

- Simptoma te mbylljes në vetvete, mbipesha

- Partneri, shoqëria duhanpirëse, presioni i turmës

- Përdorim alkooli, mundohuni ta shmangni për pak kohë përdorimin e tij.

- Duhen mbajtur parasysh gjithashtu edhe disa këshilla:

-Merruni më shumë me sport,  sepse sporti çliron tensionet dhe lejon të bjerë dëshira për të pirë duhan. Marrja me sport rrit vlerësimin për vetën dhe forcon identitetin tuaj të ri të njeriut, që kujdeset për shëndetin e vet.

Është një mënyrë e këndshme dhe efikase për të parandaluar rifillimin.

-Jini aktiv, praktikoni aktivitetet që ju pëlqejnë më shumë.

Planifikojini që më parë aktivitetet tuaja.

Përpiquni të mos keni kohë të vdekur gjatë së cilës mund të mendoni për cigaren.

-Kërkoni ndihmë nga ata që ju rrethojnë.

Ju mund të rrisni shanset e suksesit tuaj falë mbështetjes së mjedisit tuaj.

Bëjuni të ditur të tjerëve se e keni lënë duhanin, kërkojuni atyre t’ju ndihmojnë.

Mos hezitoni të flisni me një person që keni besim për përpjekjet tuaja për të lënë duhanin.

-Jini krenar për veten.

Duke lënë duhanin, ju keni fituar dhe keni rigjetur lirinë tuaj. Jini krenar për suksesin tuaj, merrni parasysh se kjo ju vlerëson në sy të atyre që nuk e lënë duhanin, këto ndjenja pozitive mund t’ju ndihmojnë që të qëndroni ish-duhanpirës.

Nëse e lëni duhanin, ju po fitoni shumë, si në aspektin shëndetësor, po ashtu edhe në atë ekonomiko-financiar.

(Kosova Sot)