Hajnat "Devolli", spiuni i UDB-së dhe dallaverxhiu Baton Haxhiu u kapën me pelë për dore

Hajnat
  • 17 June 2016 - 08:08

Shkruan: Reshat Badallaj Zhuriani

 Nuk duhet të heshtin hetuesia, Prokuroria dhe Gjyqësia për banditët dhe kriminelët që organizuar krimin e organizuar, duke dëmtuar me miliona euro buxhetin e Kosovës, për interesa serbiane dhe personale. Përndryshe, drejtësia në Kosovë do të kenë hise në këtë krim të organizuar dhe do të mbesin me damkë të zezë, të tradhtisë, sepse Imanuel Kant thotë: "Nuk është kriminel vetëm ai që bën krime, por edha ai që bëhet bashkëpjesëmarrës i tyre..."

Të bëhet presion edhe në Qeverinë kuislinge që kanë kapur për fyti këlyshët e drejtësisë.

Hajnia është dukuria më e shëmtuar e njeriut. Dhe jo vetëm e njeriut, sepse edhe insektet bëjnë hatanë kur vidhet. Ta zëmë bletët e uritura gjatë dimrit që u mungon nektari i blerinave, turren në kosharet e bletëve të tjera për të vjedhur sheqerin dhe pastaj bëhet kasaphana kundër bletëve hajdute. Aq më keq kur hajnia bëhet në mënyrë të organizuar me një shtet gjakësor që vrau e preu me mijëra shqiptarë të pafajshëm, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe jetonin në trojet e tyre stërgjyshore që ua kishte lënë Zoti hise. Akoma gjaku i shqiptarëve pa u larë nga shiu dhe pa u tharë nga dielli, akoma pa u gjetur eshtrat e shumë shqiptarëve, që nuk kanë akoma varre për t´i vajtuar më te dashurit e tyre që humbën pa shenjë e pa dok, nga kriminelët më të tmerrshëm të botës, të gjakut të Drazh Mihajlit, akoma pa u shuar plagët e femrave të dhunuara nga bishat serbiane, banditët dhe kriminelët e pashpirt të quajtur "DEVOLLI", lidhën kontratë dallaveresh antishqiptare për të vrarë shqiptarët duke i helmuar dhe qëllimisht për të dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës me miliona euro, kur popullata shqiptare vuante për bukën e gojës dhe për ilaçe, ndërkaq, këta banditë, kriminelë, racistë... pasuroheshin me hajni dhe krim të organizuar. Ç´është e vërteta, kjo bandë kriminelësh nuk njohin as komb e as fe, këta kriminelë nuk e njohin ZOTIN PËR ZOT, këta njohin vetëm paranë ta fituar hajnisht dhe pa djersë. Kështu që, kjo bandë vrastare e quajtur "DEVOLLI" dhe arkitekti i dëshmuar antishqiptar me tradita të moçme për argatin serbian, spiuni zyrtarisht i UDB-së, BATON FAZLI HAXHIU, jo RASTËSISHT ZGJODHËN SERBINË GJAKATARE DHE NUK ZGJODHËN NDONJË SHTET MIK TË KOSOVËS APO TË SHQIPTARËVE NË PËRGJITHËSI PËR TË IMPORTUAR GRURIN... Në gazetën më të lexuar në rajon "KOSOVA SOT", (kur them më të lexuar në rajon, nuk janë fjalë, por fakte, sepse në vitin e kaluar kur isha në Velipojë, gazetashitësit me emër dhe mbiemër më thanë se kjo gazetë është më e shitura jo vetëm nga gazetat e Kosovës, por edhe vendëse. Shkrimin tim e keni në këtë gazetë), shpeshherë kam shkruar se kjo bandë kusarësh i ka duart e lira për të vjedhur dhe për të bërë hata në Kosovë nga Qeveria kuislinge e vendit dhe ditë më parë po në këtë gazetë shkrova shkrimin me titull: "PRAPA BANDËS "DEVOLLI" JANË PESË ZYRTARË TË LARTË SHTETËRORË" dhe nuk guxuan të kundërshtojnë shkrimin, përpos disa kërcënime në F.B

A qëndron kjo dhe a kemi fakte? Banda "DEVOLLI" ka importuar qindra mijëra tonelata grurë kafshës nga shteti gjakësor Serbia dhe ua kishte shitur shqiptarëve në sofër për miell. Shtrohet domosdo pyetja shumë e thjeshtë dhe logjike: Kur e dinte banda "DEVOLLI" se këto krunde dhe gerthushta, mbeturina të miellit të mykur me simptoma helmuese dhe kancerogjene, përse atëherë qëllimisht iu shiten vetëm shqiptarëve në trojet e tyre? Përse nuk u shpërndanë në shtetin e tyre Serbi? Kriminelët dhe racistët të bandës mafioze "DEVOLLI", kur dinin se gruri i thyer është ushqim kafshësh për derra e qensh, përse u dërgua në mullirin "Sillos", u paketua bile me "MADE IN KOSOVA" dhe shpërndahet në popullatën shqiptare?

Mashtrimi në Dogana Shkëlqim Devolli kishte shmangur detyrimet doganore, duke e bluar grurin në fabrikën "M Sillosi" për ta shitur në treg. Sipas Doganave, 'Devolli Corporation' e ka dëmtuar shtetin në vlerë vetëm prej 489.762, 41 euro! Shkëlqim Devolli ka mashtruar shtetin dhe qytetarët duke importuar ushqim për kafshë si krunde, bizele, e mbeturina të grurit dhe të njëjtat i ka shitur për miell! Këtë mashtrim ai e ka bërë duke e deklaruar ushqim për kafshë, e në këtë mënyrë malli i importuar nuk i nënshtrohet Doganës, për shkak se "gruri është i thyer dhe përdoret vetëm për kafshë". Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Kuvendit të Kosovës ndaj importit të dhjetëra mijëra tonë të grurit të mykur për shtazë dhe të dyshuar si kancerogjen, e i cili u përdor si ushqim për njerëz... Pra, shikoni se si banditët e bandës vrastare "DEVOLLI", të ndërsyer nga gjakësorët serbianë, me dijeni dhe krim të organizuar, tentuan të vrasin shqiptarët dhe të përbuzin tej mase, duke i krahasuar me kafshët, derra, qen, lopë... Si nuk patën shpirt këta idiotë të paskrupullt vetëm për para të helmojnë popullatën dhe të vjedhin shtetin për interesa personale dhe serbiane! Sa të pashpirt janë këta kriminelë e mos qofshin! Nuk do mend se i gjithë problemi qëndron te dallaveraxhiu, spiuni zyrtar i UDB-së serbe dhe pikërisht i kryekriminelit serbo-çetnik i Jovica Stanishiqit, BATON FAZLI HAXHIU. Në gazetën lidere në vend dhe me gjerë "KOSOVA SOT", Reshat Badallaj-Zhuriani ka shkruar për kumbarën serbian, BATON FAZLI HAXHIUN, se si bashkëpunoi me serbianët dhe kriminelët kundër shqiptarëve. Gjatë luftës ishte bashkë me serbian në hotelin "Grand" dhe më vonë fshehurazi takohet me shefin e tij Jovica Stanishiqin në BREZOVICE, duke bërë dyzen ahengu me "Slivovicë". Dallaveraxhiu dhe spiuni serb, Baton Haxhiu, shpall veten kinse i vrarë dhe me përcjellje të MUP-it serbo-çetnik si nuse del në Maqedoni dhe kurrë nuk rrëfeu para Prokurorisë se ça u bisedua aty, kush u fut në kurth nga ky këlysh shkau...? Publikisht pyesim spiunin e UDB-së serbiane: Kur e keni ditur se ushqimi i importuar nga shteti yt dhe kumbarët e tu serbë, është për kafshë, i mykur, me simptome kancerogjene, i pastruar nga stallat e derrave në Serbi, përse i shkove me vrap Qeverisë së Shqipërisë që krundet t´u lihen t´i hanë shqiptarët? Përse veprove kështu more qen bir qen? Mendove se shqiptarët janë kafshë dhe jetimë? Gabim e ke more zog shkine...? Tashmë nuk ka mbetur gjë vetëm t´i hidhet në veprim hetuesia, Prokuroria dhe Gjyqësia. Reshat BadallajZhurian, publikisht në gazetën e pakonkurrencë në Kosovë, "KOSOVA SOT", ka shkruar: Vetëm kokëshkretët, hajvanët dhe mendjesëmurët mendojnë se ekziston ligji në Kosovë dhe shih për ketë, në këtë gazetë lexova një anketë qe 94% të popullatës NUK i besojnë drejtësisë në vend. Ata 6% ka të ngjarë janë pjellë e bandës titisto-rankoviqiste, milosheviqiane dhe te rrahmanzinjve... Dhe krejt në fund fare, shqiptarë, kudo që jeni, vihuni në lëvizje kundër kësaj bande vrastare dhe argatëve serbianë për të mbrojtur shëndetin e shqiptarëve nga matrapazët dhe kopilët e Jovica Stanishiqit. Hedhja në veprim kundër këtyre klaneve mafioze të nëntokës serbiane është detyrë patriotike... Të bëhet presion edhe në Qeverinë kuislinge që kanë kapur për fyti këlyshët e drejtësisë dhe nuk i lënë të marrin frymë lirisht, sepse këta lehin aty ku hanë... Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI Duke vazhduar në shkrimet e radhës se si BANDA "DEVOLLI" U KAP ME KONTRABANDË DREJT SERBISË, NË MARS TË VITIT 2013 Për të gjitha që them dhe shkruaj, unë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale!

(Kosova Sot)