Çfarë duhet të bëjë BE-ja tash?

Çfarë duhet të bëjë BE-ja tash?
  • 29 June 2016 - 10:27

Shkruan: Anders Åslund 

BE-ja ka nevojë për një lider të fortë, përsëri. Ka shumë kandidatë të tillë, megjithatë unë do ta rekomandoja ishkryeministrin suedez, Carl Bildt.

Vota e Britanisë së Madhe pro 'Brexit'-it është katastrofa më e madhe që e ka goditur ndonjëherë Bashkimin Evropian. Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt - jo vetëm nëpërmjet përfundimit të trazirave të tregjeve pas referendumit - nëse mëton të mbijetojë. Kryeministri britanik, pas humbjes së referendumit, ka bërë atë që është pritur, duke paralajmëruar dorëheqjen. Mirëpo humbësi tjetër është Komisioni Evropian, presidenti i të cilit, Jean-Claude Juncker, ka bërë shumë pak për ta ndryshuar rezultatin e votës për 'Brexit'. Që prej kur Jacques Delors ka qenë president i Komisionit në periudhën 1985-1995, ajo pozitë nuk është mbajtur nga një lider me vizion dhe pushtet politik. Juncker, sikur Cameron, duhet ta pranojë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqje. BE-ja ka nevojë për një lider të fortë, përsëri. Ka shumë kandidatë të tillë, megjithatë unë do ta rekomandoja ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt. Para se të bjerë pluhuri i pas-referendumit, BEja duhet ta përcaktojë një ultimatum me parime të qarta dhe të rrepta për daljen e Britanisë së Madhe - me qartësinë që do ta minimizonte koston dhe me ashpërsinë që do t'i zmbrapste populistët e tjerë në vendet e tjera anëtare nga thirrja për referendume për dalje nga BE-ja. Është e qartë që liderët e Komisionit Evropian veçse kanë filluar ta bëjnë një gjë të tillë, meqë po i shmangin koncesionet e bëra nga BE-ja në raport me Britaninë në muajin shkurt dhe tashmë është deklaruar që "nuk do të ketë rinegocim". 

Duhen reforma fundamentale Këshilli Evropian, në anën tjetër, veçse ka bërë thirrje për një samit të menjëhershëm. Meqë ka dështuar për gjashtë vjet me radhë për ta zgjidhur krizën financiare të Greqisë, BE-ja më në fund duket që po e kupton që mbijetesa e saj varet nga veprimi i vendosur. Mirëpo, BE-ja duhet të shkojë përtej kontrollimit të dëmit nga 'Brexit'-i. Për katër dekadat e fundit, problemi fundamental i Evropës ka qenë vetëkënaqësia në kohën e rritjes së ngadaltë ekonomike të shkaktuar nga taksat dhe rregulloret e tepërta. Evropa nuk mund ta përballojë më këtë situatë. Ajo tani duhet të fillojë me reforma fundamentale: Shkurtim i përfitimeve të paarsyetuara sociale, liberalizimi i shërbimeve, tregjeve të fuqisë punëtore dhe tregjeve digjitale, shkurtimi i taksave të fuqisë punë- tore, përmirësimi i shkollimit dhe promovimi i hulumtimeve. Rregullat e tanishme të BE-së janë të qarta sa u përket përgjegjësive të institucioneve të BE-së dhe qeverive nacionale. Problemi është që shumica e qeverive evropiane (veçanërisht qeveritë e konservatorëve në Britani të Madhe) kanë tendencë ta sakrifikojnë BE-në për t'i maskuar dështimet e veta politike. Andaj, nuk është befasi fakti që BE-ja nuk dëshirohet në Britani. Meqë tashmë veçse po cilësohet fajtor, Komisioni Evropian tani duhet ta marrë pushtetin për të vepruar politikisht. BE-ja ka një mundësi të mirë për ta rregulluar veten, mirëpo ka nevojë për liderë të mirëfilltë për ta dërguar mesazhin tek njerëzit. 

Kontrolli i kufijve Populistët evropianë fokusohen në mënyrën e gabuar të trajtimit të çështjes së migrimit, në përpjekje për ta justifikuar kauzën e tyre. Atëherë, për fillestarët, BE-ja duhet ta krijojë një politikë të rregullt të migrimit, me kuota dhe kritere, siç kanë bërë me sukses Australia dhe Kanadaje dhe duhet të imponojë kontroll të rregullt në kufijtë e jashtëm. Agjencia për kontrollin e kufijve të BE-së, 'Frontex', ka nevojë për një mandat më të fuqishëm dhe për më shumë resurse për ta përmbushur këtë rol të rëndë- sishëm. Më pastaj, BE-ja duhet të krijojë politika të përbashkëta të jashtme dhe të mbrojtjes për adresimin dhe theksimin e shkaktarëve të krizës së migrimit - për shembull, konfliktet në Libi dhe Siri. Për një çerekshekulli Evropa ka përfituar nga paqja e pas Luftës së Ftohtë dhe papërgjegjësia kishte bërë që shpenzimet mesatare të shteteve anëtare për mbrojtje të binin në 1.4 për qind të GDP-së. Kjo duhet ngritur të paktën në 2 për qind të GDP-së, siç ka premtuar secili anëtar i NATO-s. Sot, vetëm pesë shtete të BE-së bëjnë shpenzime të tilla në fushën e mbrojtjes. 

Evropa duhet të mbrohet vetë Me arsye, presidenti amerikan, Barack Obama, i ka quajtur evropianët 'kalërues të lirë'. Kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka shkuar edhe më larg, duke vënë në dyshim ekspeditat ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së. Në të ardhmen e afërt, Evropa mund të mos jetë më në gjendje të mbështetet në SHBA-në për ta mbrojtur dhe duhet të përgatitet për një skenar, në të cilin ajo është e detyruar ta mbrojë veten. Parimi i demokracisë përfaqësuese është në zemër të identitetit evropian. Sa për ironi, vetëm Zvicra, që nuk është anëtare e BE-së, ka një traditë të fuqishme të referendumeve. Njëra nga pasojat pozitive të kampanjës së 'Brexit'-it është se tashmë është vërtetuar që referendumet dhe plebishitet janë demagoge, e nuk janë edhe aq demokratike. Anëtarët e BE-së duhet t'i kuptojnë rreziqet e së ashtuquajturës demokraci e drejtpërdrejtë dhe duhet t'i shtrëngojnë kriteret për referendume. Të paktën, duhet përcaktuar që referendumet duhet ta fitojnë një super-shumicë me një përqindje të lartë të pjesëmarrjes në votime. Gjëja më e mirë që mund të thuhet për 'Brexit'- in është që më në fund i ka dhënë fund vetëkë- naqësisë evropiane. Kjo gjë do të kuptohet plotësisht vetëm nëse, dhe pasi, Evropa vendos ta shpëtojë veten.

(Anders Åslund është bashkëpunëtor i lartë shkencor në Këshillin Atlantik në Uashington, si dhe është autor i disa librave, përfshirë këtu edhe "Ukraine: What Went Wrong and How to Fix It") Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është

 

(Kosova Sot)